LAJMI I FUNDIT:

Miriami flet për këngën e Albanit që i kushtohet nënës së saj të ndjerë: Nuk e kam gjetur kurrë forcën t’i këndoj këto vargje

Miriami flet për këngën e Albanit që i kushtohet nënës së saj të ndjerë: Nuk e kam gjetur kurrë forcën t’i këndoj këto vargje
Miriam Cani (Foto: Instagram/MiriamCani/VoiceofAlbania)

Gjatë ditës së diel, Alban Skënderaj e publikoi këngën e re me titull “Plagë në gjysmëshpirt”, ndërsa përmes një njoftimi në rrjetet sociale kishte treguar se këtë baladë e kishte shkruar për Miriam Canin dhe se i kushtohej nënës së saj të ndjerë.

“E kam shkruar saktësisht para 10 vitesh, edhe pse ka qenë gjithmonë më shumë e Miriamit sesa e imja si kënge. E kam shkruar menjëherë mbasi nëna e saj e dashur u largua papritur dhe tepër e re nga kjo botë”.


“Unë hodha në vargje e muzikë dhimbjen e Miriamit, edhe pse përjetimi ishte i fortë edhe për mua… Miriami nuk ka mundur dot asnjëherë ta këndojë për shkak të emocioneve”, kishte shkruar mes tjerash Albani në Instagram.

Alban Skënderaj publikon baladën "Plagë në gjysmëshpirt"
Lexo po ashtu Alban Skënderaj publikon baladën "Plagë në gjysmëshpirt"

Ndërsa në një postim në Twitter, këngëtarja ka pranuar se nuk ka mundur ta këndojë këtë këngë, edhe pse ka kaluar një dekadë prej se nëna e saj ka ndërruar jetë.

“Nuk e kam gjetur kurrë forcën në këto 10 vite t’i këndoj këto vargje që ti shkëpute nga shpirti im”.

“E kam shumë të vështirë të shkruaj apo të flas për të pa me rrahur zemra çmendurisht fort. Koha shëron çdo plagë thonë…por unë di…”, ka shkruar Miriami. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/BvH7mf2BNL0/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti: Nuk kam ndjenja për Eglin

Gjesti: Nuk kam ndjenja për Eglin

Magazina
Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Magazina
Rita Ora mahnit në bikini pas një seance saune

Rita Ora mahnit në bikini pas një seance saune

Magazina
Gjesti përplaset me Laertin: Je falso, një herë me Livian, pastaj me Valbonën e tani me Olën

Gjesti përplaset me Laertin: Je falso, një herë me Livian, pastaj me Valbonën e tani me Olën

Magazina
Krisa flet sërish për Tirin: Në një vit bashkë, kurrë se kisha menduar që lidhja do testohej për një javë mungese

Krisa flet sërish për Tirin: Në një vit bashkë, kurrë se kisha menduar që lidhja do testohej për një javë mungese

Magazina
Në gjendje të rënduar emocionale - Gjesti dhe Egli tregojnë se janë konsultuar me psikologë brenda

Në gjendje të rënduar emocionale - Gjesti dhe Egli tregojnë se janë konsultuar me psikologë brenda

Magazina
Kalo në kategori