Miri hedh akuza në drejtim të produksionit, i tërhiqet vërejtja

Foto: YouTube
Armir Shahini i njohur si Miri ka hedhur akuza në drejtim të produksionit të Big Brother.
Derisa po qëndronte në oborr me Juelën, ai thotë se Brikena u bë lidere e javës nga produksioni.
"E di ti si është bërë Brikena lider? është bërë nga produksioni, se nuk i kishte votat", u shpreh ai.

Më pas Juela tha: "E di. Erdhi produksioni duke pastruar shtëpinë. A nuk e mban mend erdhi produksioni pastroj shtëpinë o Brikena. Hera e parë që ndodhte".
Pas bisedës së tyre, u dëgjohet t'i tërhiqet vërejtja nga produksioni me 'kujdes mikrofonin'.
Ata më pas kanë vazhduar me një bisedë tjetër, jashtë kësaj teme, duke anashkaluar këtë gjë.
Sidoqoftë, kjo nuk është hera e parë që konkurrentët hedhin akuza apo i lënë fajin produksionit. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
1 hour ago
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


























































