Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në mars të këtij viti, kishte dekoruar profesorin ndërkombëtarë, Otto von Feigenblatt, me titullin “Ambasador Nderi” i Kosovës.
Thaçi i cili ka dekoruar edhe shumë personalitete të tjera, për profesorin Otto von Feigenblatt ka thënë se është një mik i madh i Kosovës dhe ka shtuar se “tash si ambasador nderi do ta promovojë edhe më shumë Kosovën në botë”.
Por siç duket, Presidenti Thaçi nuk ka ditur se kënd e ka dekoruar “Ambasador Nderi” të Kosovës, pasi personi nën petkun e “Ambasadorit”, ka shpërndarë çmime presidencial Lifetime Achievement Award, të nënshkruara nga presidenti Donald Trump, si dhe çmime të tjera, për të cilat nuk është në dijeni as Ambasada amerikane në Kosovë, si përfaqësuese e shtetit.
Me 18 mars të këtij viti, profesori Otto von Feigenbaltt, sëbashku me shtetasin e Shqipërisë, Arian Galdinin, i kanë dhënë mirënjohje në emër të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, gazetares Ramize Murtezi – Shala, për siç thuhet “kontributin e saj të madh në sferën e mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut dhe për vetëdijesimin e qytetarëve dhe institucioneve për probleme të shumta sociale”.
Për këtë, Telegrafi kishte dërguar pyetje Ambasadës amerikane në Prishtinë me 22 mars, për të kuptuar nëse ambasada është e njoftuar lidhur me ndarjen e çmimeve të tilla nga shteti amerikan.
Me një përgjigje të shkurtër, Ambasada i ka thënë Telegrafit se nuk dinë asgjë nëse Presidenti Trump, të ketë ndarë ndonjë mirënjohje të tillë.
“Ambasada Amerikane në Prishtinë, nuk ka njohuri lidhur me këtë”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Ndërkohë, tre muaj më vonë, pikërisht i njëjti person ka ndarë një çmim të ngjashëm edhe për kryetarin e Gjilanit, Lutfi Haziri, për siç thuhet “për angazhimin e jashtëzakonshëm në shërbim të qytetarëve dhe interesit publik”, si dhe një tjetër çmim, deputetit të LDK-së Naser Rugova. Madje deputetit Rugova i është dhënë çmimi Kentucky Colonel.
Nëse kërkohet në internet, kupton se ky çmim jepet vetëm për shtetasit amerikanë të cilët është parë se kanë shërbyer individualisht dhe publikisht, në avancimin e shtetit të Kentucky-t.
Lidhur me këtë, Telegrafi ka kontaktuar deputetin e LDK-së, Naser Rugova i cili ka thënë se çmimi që i është ndarë nga shteti i Kentucky-t, është real dhe për këtë siç ka thënë ai, mund të kontaktohet direkt me autoritetet për vërtetësi.
“Po, jam në dijeni për këtë. Mirënjohja që më është ndarë, ka numër reference. E gjithë kjo është pluhur pa mbulesë”, ka thënë Rugova.
Ndërkaq, në disa fotografi që ka siguruar Telegrafi, dy profesorë që kanë dhënë mirënjohjet, Otto von Feigenbaltt si dhe shtetasi i Shqipërisë, Arian Galdini, shihen me Kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, deputetin e LDK-së, Naser Rugova si dhe djalin e ish Presidentit, Ibrahim Rugova, Ukën.
Telegrafi mëson se “profesori” Arian Galdini, i cili është edhe referues i çmimeve të dhëna në Kosovë, ka shpërndarë çmime të tilla edhe në Shqipëri e Maqedoni./Telegrafi
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava dhe përfaqësues të BIK-ut

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker