Kryeministri Edi Rama ka uruar ndjekësit e tij këtë të diel me një foto piktoreske nga Shkodra.

Përmes një postimi në rrjete sociale, ai ka ndarë një imazh të Liqenit të Zambakëve duke e shoqëruar me një mesazh të shkurtër pozitiv.


“MIRËMËNGJES  dhe me këtë pamje magjepsëse nga Liqeni i Zambakëve në Shkodër, ju uroj një të diel të paqtë”, shkruan Rama në postim.

Postimet e përditshme me foto nga natyra dhe destinacionet turistike janë kthyer në një praktikë të zakonshme të kryeministrit, duke promovuar bukuritë natyrore të Shqipërisë përmes rrjeteve sociale./Telegrafi/