LAJMI I FUNDIT:

Mirë të na bëhet …

Mirë të na bëhet …

Nga: Antonio Belushi (indinjata për regjistrimin e lahutës si instrument serb në UNESCO, shprehur në librin Antonio Bellusci: Rrugëtimi i një arbëreshi):

Regjistrimin e lahutës (guslës) në listën e UNESCO-s si trashëgimi e kulturës serbe edhe unë, si të gjithë, e mora vesh në dhjetor 2018 nëpërmjet medias.


Shqipëria dhe Kosova kanë qenë në dijeni, sepse i kanë ambasadorët e tyre në Paris, por problemi qëndron se Serbia kishte aplikuar ndërsa dosja e përgatitur që në vitin 2012 nga ekspertët e Institutit të Albanologjigjë në Tiranë priste ekspertët e Institutit të Albanologjisë së Kosovës, kështu që kjo dosje ngeli e vdekur ne zyrat e burokracisë dhe neglizhencës së institucioneve shqiptare e kosovare. Fqinjët gjithmonë kanë qenë më të djallëzuar, kështu që Serbia shfrytëzoi këtë budallallëkun tonë dhe përvetësoi lahutën duke e regjistruar si element të kulturës së saj.

Neve shqiptarëve mirë të na bëhet, sepse kështu i kemi lënë gjërat: djathi i bardhë qarkullon si “feta“ greke; qenin e Sharrit që është deltari ilir e përvetësoi Serbia, fustanella u bë greke. Jam shumë i indinjuar si etnograf, si qytetar i thjeshtë arbëror, që me sakrifica e ruajmë identitetin në një tokë që nuk është e jona, ndërsa Shqipëria dhe Kosova nuk janë në gjendje të mbajnë ato që kanë trashëguar në tokën e tyre …