LAJMI I FUNDIT:

‘Më mirë të më kishin pushkatuar’, rrëfimi i gruas e cila përjetoi dhunë seksuale nga paramilitarët serbë në Kosovë

‘Më mirë të më kishin pushkatuar’, rrëfimi i gruas e cila përjetoi dhunë seksuale nga paramilitarët serbë në Kosovë

Historia e një prej mbijetueseve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë tashmë është pjesë e dokumentarit “Jehona e Dhimbjes,” ku Shyhrete Tahiri Sulejmani rrëfen eksperiencat e saj tronditëse.

Ajo tregon me guxim dhe emocion lëkundës sesi u bë viktimë e krimeve të luftës nga paramilitarët serbë, një dëshmi që sjell në dritë pasojat e gjata dhe të rënda psikologjike të dhunës seksuale në konflikt.


Në tregimin e saj të fuqishëm, Sulejmani përcjell përmasat e tmerrit që ajo dhe vajzat e saj të vogla përjetuan.

“Ajo ishte dita më e zezë e jetës sime,” shprehet ajo, duke përshkruar ndjenjën e mjerimit dhe pafuqisë në duart e ushtarëve serbë që “qeshnin me të madhe” pa marrë parasysh pasojat në psikikën dhe shpirtin e saj.

Sulejmani ndan luftën e brendshme të asaj kohe të errët, ku mendimet e saj ishin konfliktuale mes dëshirës për të mbrojtur fëmijët dhe humbjes së shpresës.

“Lusja zotin të mi mbyste vajzat e mia, pastaj të më mbysnin mua për t’u siguruar që nuk do t’i le pas,” rrëfen ajo, duke zbuluar borxhin e thellë shpirtëror që sjell një vendim i tillë i dhimbshëm.

Në të njëjtën kohë, Sulejmani shpjegon ndjenjën e vendosmërisë për të luftuar për identitetin si një nënë shqiptare me moral të fortë — një aspekt që, sipas saj, e bën dhunën që ajo përjetoi edhe më të pamundur për tu falur.

Ajo thekson se Serbia në mënyrë të qellimshme synoi të shkatërrojë të ardhmen e shqiptarëve përmes këtyre akteve të dhunës dhe se kjo dhimbje do të transmetohet nga brezi në brez.

Përmes kujtimeve të saj të dhimbshme, Sulejmani tregon për dilemat e vazhdueshme që ajo ka përjetuar si nënë në rritjen e fëmijëve të saj pas luftës, si dhe për vështirësitë e saj për të përballuar atë që i ndodhi edhe pas trajtimeve të shumta psikologjike.

Rrëfimi pa ndërhyrje

“Ajo ishte dita më e zezë e jetës sime kur ushtarët serbë hynë në shtëpi dhe unë kisha dy vajza të vogla, një katër vjeç dhe tjetra dy vjeç. Ku ata, qeshnin me të madhe sikur të ishte ndonjë film dhe jo ndonjë ngjarje që ti po shkatërron dikë. Si të mos ishin njerëz. Mendimi im ishte që 100% ata nuk ishin njerëz. Ditë e zezë për mua dhe për fëmijët pasi e gjithë jeta ime ndryshoi. Unë nuk mundja të flisja, ku unë nuk mund të mendoja, pasi truri është i bllokuar, mendonte veç si të shpëtonte fëmijët. Por si mundet t’i shpëtoja kur kisha gjithë ata ushtarë brenda?

Më kujtohet kur i mora vajzat në dorë nuk mundja t’i mbaja pasi më dukej vetja që nuk isha unë, mendoja që isha çmendur, mendoja që të treja ne kurrë s’do të ishim më mirë. Kur mendoja se kurrë më s’do të buzëqeshja dhe kurrë jeta ime s’do të kishte më kthim pas. Deri sa të shkoj në varr nuk e harroj, edhe sërish, edhe aty trupi im do jetë në var.

Me kujtohet kur kam menduar dhe nuk e kam ditur nëse është mirë apo keq. Lusja zotin të mi mbyste vajzat e mia, pastaj të më mbysnin mua për t’u siguruar që nuk do t’i le pas. Kur e di që fëmija të ka parë ashtu, kur e di se për shkak të fëmijëve si nënë s’ke mundur të lëshosh zë. Kur e di që plumbi është më i mirë, shumë më i mirë se të të shohë fëmija ashtu”, tha ajo.

Shumë mirë e ka ditur Serbia që ne jetojmë si nëna shqiptare, mburemi që jemi nëna shqiptare, kemi tradita të forta si nëna shqiptare,ku morali është më i fortë te nënat shqiptare. Ata e kanë ditur që nëse e kryejmë një veprim kështu, do të shkojë me gjenerata, se ajo nënë ka për ta mbartur te fëmijët e vet. Ky është shkatërrim total, që kurrë nuk ja fal, kurrë!”, tha ajo duke shtuar më tej se:

“Gjithmonë e kam pyetur veten: A jam nënë e mirë? Kur shumë herët kur isha e re kisha një karakter të fortë si grua. Ndërkohë, kur më kujtohej ngjarja thosha se s’jam duke i rritur mirë fëmijët. Nuk e dija nëse duhet të thoja po ose jo. Edhe pse jam trajtuar shumë herë te psikologia, sërish nuk e pranoja. Më kanë vra shumë, më kanë lënë me dëme të mëdhaja shpirtërore, ma kanë vrarë shpirtin”, rrefei Sulejmani në euronewsal.

Në trend Lajme

Më shumë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Kronika e Zezë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Kronika e Zezë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori