Artisti i fotografisë dokumentare, Korab Basha, prezantoi ekspozitën “Keep Calm and Smile” në kuadër të edicionit të dytë të festivalit Fotoist.
Ekspozita në qendër të Prishtinës, është e një rëndësie të veçantë, duke qenë se i dedikohet ushtarëve të buzëqeshur.
“Këta djem dhe vajza të ushtrisë tonë, janë institucioni më i mirë dhe njerëzit më të mirë që unë i kam takuar në jetën time”, deklaroi fotografi Basha gjatë prezantimit të ekspozitës.
Basha i cili qëndron prapa këtyre portreteve të pjesëtarëve të FKS-s, potencoi se të njëjtit jetojnë sipas një shprehjeje: “Më mirë të djersitemi në paqe, se sa të derdhim gjak në luftë”.
E duke folur po ashtu për Telegrafin, artisti shpjegoi edhe konceptin që qëndron prapa kësaj ekspozite dhe inspirimin që mori për ta realizuar.
“Keep Calm and Smile është hapur për herë të parë në Shkodër, më 4 korrik këtij viti. E tash për me ia jep atë madhështinë e kësaj ekspozite, po e prezantojmë edhe në kuadër të Fotoist. Elton Koritari, kuratori i ekspozitës, për mua është një person shumë i rëndësishëm, ai më frymëzoi që të trajtoja pikërisht këtë temë. Ndonëse kam fotografuar ushtarë të Kosovës në mesazhe të ndryshme, duke u stërvitur, duke qenë pak më të vrazhdë. [Eltoni] më sugjeroi të ndryshojë temën dhe duhet me e shfaq ushtrinë tonë, ushtrinë e Kosovës [që ai e konsideron të njëjtë sikurse me ushtrinë e Shqipërisë] dhe kështu ishte e rëndësishme ta shfaqim ushtrinë duke buzëqeshur”, deklaroi fotografi Basha për Telegrafin.
Ekspozita e tij e cila po vazhdon të jetë në zemër të Prishtinës, tërhoqi gjatë prezantimit figura të larta të vendit, duke përfshirë edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Basha, një adhurues i madh i fotografisë, kishte prezantuar edhe më herët ekspozita të atilla që trajtonin tema të një koncepti të veçantë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIsh-shoku me akuza të rënda për Gjestin: Pa karakter, është sadist dhe akoma në lidhje me Diellzën
Dalin faturat nga kompjuteri i Ajola Xoxës - çfarë bleu me 860 mijë euro?
Gjesti për Xhenetën: Me çfarë fytyre del dhe flet për mua, më ka shkelur - sërish do famë në krah timin
"Mos u dorëzo", Stresi i dërgon befasi nga ajri Gjestit në Big Brother VIP Albania 4
Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës
Gjesti: Nuk dua të luaj me ndjenjat e Eglit, siç bëri Xheneta me mua
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi