LAJMI I FUNDIT:

Më mirë për Tetovën: Vazhdon tradita e realizimit të punëve shkel e shko

Më mirë për Tetovën: Vazhdon tradita e realizimit të punëve shkel e shko

Iniciativa qytetare “Më mirë për Tetovën”, thotë se në Tetovë nuk ka ndodhur ndryshimi, por vetëm ndërrimi i pushteteve. Nga kjo iniciativë, të cilët në zgjedhjet e fundit garuan për këshillin e komunës, thonë se punët vazhdojnë të bëhen me plot lëshime, vetëm aktorët kanë ndryshuar.

“Vazhdon tradita e realizimit të punëve shkel e shko në Tetovë. Dita ditës gjithnjë e më tepër po bëhet e qartë që në Tetovë nuk ka ndodhur ndryshimi, por ndërrimi. Punët vazhdojnë të bëhen me plot lëshime, vetëm aktorët kanë ndryshuar. Tetovarët votuan për ndryshim dhe jo për ndërrim. Tetova meriton më mirë!”, thonë nga MPPT.


Ata kanë publikuar dy fotografi, në të cilat shihen gabimet që janë bërë gjatë udhëheqjes së kaluar në Komunën e Tetovës dhe asaj të tanishme./Telegrafi/