“Më mirë për Tetovën”: Nuk kemi kërkuar ndërprerjen e punimeve në rrugën “Strasho Pinxhur”, është vendim arbitrar dhe i njëanshëm i komunës
![“Më mirë për Tetovën”: Nuk kemi kërkuar ndërprerjen e punimeve në rrugën “Strasho Pinxhur”, është vendim arbitrar dhe i njëanshëm i komunës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2021/08/me-mire-per-tetoven-780x439.jpg)
Iniciativa “Më mirë për Tetovën” e cila në Këshillin e Komunës së Tetovës përfaqësohet me dy këshilltarë, ka reaguar pas vendimit të komunës për të ndërprerë punimet në rrugën “Strasho Pinxhur”.
Nga kjo iniciativë thonë se vendimi i komunës për ndërprerjen e punimeve nuk ka të bëjë aspak me ata, pasi siç thonë, nuk kanë post ekzekutiv.
Më tej shtojnë se ata nuk kanë kërkuar ndalimin e punimeve në rrugën “Strasho Pinxhur”, dhe këtë vendim e vlerësojnë si arbitrar dhe të njëanshëm.
“Në punën e saj të deritanishme, Lista “Më mirë për Tetovën” gjithmonë është udhëhequr nga interesat e qytetarëve dhe nga parimi i kontributit konstruktiv. Kësisoj, kemi vendosur kapacitetet tona në shërbim të Komunës për gjetjen e zgjidhjeve për problemet me të cilat ballafaqohemi të gjithë. Më tej, nuk kemi kërkuar shkëmbim postesh ose favore për punën që bëjmë. Ndërsa këshilltarët tanë rregullisht kanë dhuruar rrogat e tyre për projekte në të mirën e qytetit. Këto janë dëshmi bindëse për qasjen tonë pozitive ndaj Tetovës dhe banorëve të sajë”.
“Reagimi ynë i djeshëm ka të bëjë me shqetësimin e qytetarëve për dëmin që iu shkaktua mjedisit dhe mënyrën jotransparente të punës. Shqetësimin tonë e shprehëm në mënyrë publike, dhe për hir të transparencës kërkuam sqarim. Udhëheqësia Komunale publikisht premtoi që do të ndalojë prerjen e panevojshme të pemëve dhe do të paraqes elaborat që arsyeton nevojën për prerjen e të tjerave”.
“Kujtojmë opinionin e gjërë se udhëheqësia e re Komunale ishte betuar që mjedisi i pastër, transparenca dhe llogaridhënia janë shtyllat kryesora për të cilat angazhohen. Mirëpo veprimi i djeshëm dhe ndërprerja arbitrare e punëve sot dëshmojnë të kundërtën. Mjedisi është dëmtuar, deri më tani nuk është prezantuar elaborat për punën e paraparë, dhe askush nuk mban llogari për këtë”.
“E ftojmë udhëheqësinë Komunale që të tejkalojë mendësinë destruktive, t’i qëndrojë besnike premtimeve parazgjedhore dhe mbi të gjitha të vendos interesat e qytetarëve në radhë të parë. Sajimi i mosmarrëveshjeve në dëm të qytetarëve për përfitime politike është i paarsyeshëm dhe përkon me mendësinë e të kaluarës të cilën Tetovarët shpresonin që nuk do t’u përsëritet më”.
“Gjithashtu, për hir të korrektësisë ndaj qytetarëve dhe për të mënjanuar manipulimin e publikut, e ftojmë udhëheqësinë e Komunës të prezantojnë dëshmi ku Lista “Më mirë për Tetovën” kërkon ndërprerjen e punëve në rrugën “Strasho Pinxhur””, thuhet në reagimin e iniciativës “Më mirë për Tetovën”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/fsk-veriu-ks-780x439.jpg)
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
![Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2017/08/gjyqi-780x439.jpg)
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
![Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/pasaporta-shqiptare-1265x720-1-780x439.jpg)
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
![Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/ramazan-780x439.jpg)
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/fsk-veri-780x439.jpg)
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
![Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/diaspora.png)
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
![Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/20240924-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
![Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/0-8-380x233.jpg)
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
![Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/elon-musk-780x439.png)
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
![Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/page-45-780x439.jpg)
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
![Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/page-48-780x439.jpg)
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
![Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/page-47-780x439.jpg)
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
![FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/fsk-veriu-ks-780x439.jpg)
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
![Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/Screenshot_40-5-780x439.png)
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025