LAJMI I FUNDIT:

Miratohet vetëm me votat e PS rezoluta anti-korrupsion, të hënën kalon në Kuvendin e Shqipërisë

Miratohet vetëm me votat e PS rezoluta anti-korrupsion, të hënën kalon në Kuvendin e Shqipërisë

Konferenca e Kryetarëve në Kuvendin e Shqipërisë ka miratuar me nëntë votat e maxhorancës projektrezolutën anti-korrupsionin të propozuar nga Partia Socialiste.

Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve u shoqërua me debate mes palëve. Kreu i Grupit Parlamentar socialist, Bledi Çuçi propozoi datën 27 maj 2024 për çuarjen në seancë për votim të draft-rezolutës Çuçi kërkoi që në seancë të parashikohen disa orë diskutimi dhe debat mes deputetëve në lidhje me rezolutën përpara votimit në Kuvend.

Nga ana tjetër deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, pati kritika për qeverinë duke thënë se sot maxhoranca pranoi ekzistencën e korrpsionit, por shtoi që komisioni Ad Hoc që do të krijohet nuk mund të drejtohet nga PS që ajo të vetëkorrigjojë vetëm, pasi është e pamundur.

Pjesë nga diskutimi:

Tabaku: Më vjen mirë që lufta kundër korrupsionit duhet ndryshojë dhe qeveria pranon që kemi një korrupsion endemik dhe sot ekziston në të gjithë institucionet. Tani kush ka folur e paska pasur të drejtë. Rezoluta që ju propozoni çon miratimin e ngritjes së një komisioni të posaçëm dhe disa elementë që ne mendojmë se kanë nevojë për një debat më të gjerë se sa debati në kuvend. Kam dorëzuar disa ndryshime ligjore për të luftuar korrupsionin me ndryshime që i vijnë në ndihmë kësaj beteje dhe që u refuzuan nga PS. Mazhoranca i rrëzoi duke mohuar korrupsionin. Sot, qeveria pranon korrupsionin dhe mungesën e vullnetit politik. Ju kërkoni të krijoni një Komision AdHoc që merr funskione nga KKIE dhe pa asnjë argument.

Elisa Spiropali: Procei i integrimit është i të gjithë shqiptarëve, jo vetëm i PS-së apo qeverisë. Draft-rezoluta është mekanizëm shtesë dhe detyrim që ka dalë nga procesi Screening. Komisioni i Posacëm është një hapësirë e re që adreson luftën kundër korrupsionit dhe mirëqeverisjen

Eduard Shalsi: Duhet të jetë një armë shtesë për të gjithë ata që duan të çojnë reformat përpara.

Ermonela Felaj: Parlamenti nuk mund të jetë pasiv. Duhet të rimarrim në duar rolin tonë. Realisht është një detyrim i jo vetëm i qeverisë, por edhe perlamentit. Ky mekanizëm që propozon rezoluta është i gjetur. Kjo është një mundësi e artë që ne të bashkohemi për procesin e integrimit.

Në trend Lajme

Më shumë
Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi

Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi

Lajme
Si i zbuluan ushtarët britanikë “Dhomat e tmerrit” në Prishtinë

Si i zbuluan ushtarët britanikë “Dhomat e tmerrit” në Prishtinë

Lajme
Rrëfimi i fotoreporterit që xhiroi largimin e forcave serbe nga Prizreni

Rrëfimi i fotoreporterit që xhiroi largimin e forcave serbe nga Prizreni

Lajme
Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Lajme
Demantohen mediat serbe, Policia: Dy të persona në Leposaviq u gjobitën për prishje të rendit

Demantohen mediat serbe, Policia: Dy të persona në Leposaviq u gjobitën për prishje të rendit

Lajme
Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Politikë
Kalo në kategori