LAJMI I FUNDIT:

Miratohet Rregullorja e re e punës në Kuvendin e RMV-së, zbatimi nga përbërja e ardhshme parlamentare

Miratohet Rregullorja e re e punës në Kuvendin e RMV-së, zbatimi nga përbërja e ardhshme parlamentare

Kuvendi në kuadër të mbledhjes së 131-të sonte me 83 vota “për” dhe dy “kundër” e miratoi Rregulloren e re për punë të Parlamentit, e cila do të zbatohet nga mandati i ardhshëm i Kuvendit. Rregullorja e re është rezultat i bisedimeve disavjeçare mes deputetëve nga kjo përbërje parlamemntare dhe asaj të kaluar në kuadër të procesit “Zhan Mone”.

Për Rregulloren e re votuan deputetët e shumicës parlamentare të kryesuar nga LSDM, deputetët e BDI-së, të OBRM-PDUKM-së, të ASH-së dhe të gjithë të tjerëve, përveç dy deputetëve nga “E Majta”.

Seanca e sotme ishte ndërprerë tri herë, ndërsa deputetët nga E majta kërkonin që ajo të ndërpritet dhe shkaktuan incident duke hedhur fletët e amandamenteve të tyre, ndërsa deputeti Borisllav Kërmov ka thyer një pjesë të inventarit nga tryeza kryesuese – kompjuter, telefon dhe të ngjashme. Deputetët nga E majta kishin parashtruar mbi 2.000 amandamente, ndërsa kryetari i Kuvendit dhe propozuesi i Rregullores tha se janë të pranueshme vetëm 12 përderisa për të tjerat tha se janë pabazë.


Incident të cilin e shkaktuan deputetët nga E majta ka ndodhur në vazhdimin e parë të seancës, ndërsa pakënaqësia dhe kundërshtimi për vendimet e Xhaferit dhe Kuvendit vazhdoi edhe në debatet e tjera.

Kryetari i Kuvendit, Xhaferi për shkak të dëmit që u shkaktua gjatë incidentit të sotëm tha se vazhdimi i ardhshëm i seancës së 131-të do të mbahet në sallën me Kupolë, si dhe të gjitha të tjerat deri në sanimin e dëmit.

Në trend Lajme

Më shumë
Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Drejtësi
Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së

Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së

Lajme
Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Lajme
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Drejtësi
Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Kalo në kategori