LAJMI I FUNDIT:

Miratohet Mendimi Juridik lidhur me veprën penale – Mosveprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë

Miratohet Mendimi Juridik lidhur me veprën penale – Mosveprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë

Është miratuar Mendimi Juridik lidhur me veprën penale-Mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë nga nenin 250 i KPRK-ë duke pas parasysh vendimin e Qeverisë së Kosovës.

Miratimi i saj u bë në seancën e përgjithshme të Gjykatës Supreme.


“Ky mendim juridik është nxjerrë pas kërkesës së Gjykatës Themelore në Gjilan, gjykatë kjo, që ka pranuar disa aktakuza nga prokuroria që kanë të bëjnë me shkelje të vendimit të qeverisë, me të cilin ishte ndaluar qarkullimi i lirë i qytetarëve. Ndaj, përmes këtij Mendimi Juridik, është sqaruar se vepra penale e “Mosveprimit sipas dispozitave shëndetësore gjate epidemisë” nga neni 250 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, nuk mund të konsiderohet e konsumuar nga i dyshuari kur kemi te bëjmë me shkeljen e vendimit në fjalë”, thuhet në komunikatën për media.

“Kjo vepër penale mund të konsiderohet e konsumuar vetëm kur kemi të bëjmë me vendime individuale që organet kompetente të autorizuara me ligj, kanë lëshuar ndaj cilitdo person apo grupi personash për ndonjë masë konkrete që ai/ata të mos veprojnë”, sqarohet mes tjerash në Mendimin Juridik të Gjykatës Supreme.

Gjatë seancës është diskutuar edhe për menaxhimin me pandeminë, me ç’rast, kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci ka kërkuar që të mos keqpërdoret situata me pandeminë për të munguar në punë, por të shfrytëzohen pushimet vjetore nga gjyqtarët dhe stafi mbështetës.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori