Komisioni për Politikën e Jashtme në Kuvendin e Shqipërisë miratoi sot marrëveshjen e huas që i hap rrugën ndërtimit të hekurudhës që lidh Vorën me Hanin e Hotit.
Marrëveshja e huas mes Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për rehabilitimin e linjës hekurudhore Vorë – Hani i Hotit, u prezantua në Komisionin për Politikën e Jashtme nga Enkelejda Muçaj, zëvendësministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Sipas Muçës, ky projekt do të përfundojë brenda vitit 2030. Sipas saj në projekt janë parashikuar ura e tunele, ndërsa do të jetë linjë e elektrifikuar, që mbron mjedisin.
“Kjo linjë parashikohet të ketë shpejtësi 120 km/h. Do jetë një linjë e elektrifikuar hekurudhore. Është ky parametër, përveç standardeve evropiane, pra miqësore me mjedisin. Projekti parashikon ndërtimin e 12 stacioneve hekurudhore, ndërtimin e një tuneli me gjatësi 320 metër, ndërtimin e 12 urave etj. Me ndërtimin e kësaj linje hekurudhore pritet një fluks prej 2 300 000 udhëtarë/vit dhe volum mallrash prej 900 000 tonë/vit. Koha mesatare e udhëtimit nga Vora në Hanin e Hotit pritet të jetë 2 orë. Nga pikëpamja e organizimit janë realizuar të gjitha përgatitjet. Kemi një paketë financimi që do të mbështesë funksionimin e kësaj njësie”, tha Muçaj.
“Shuma e huas do të jetë 98,750,000 euro, e cila ndahet në dy transhe: një i angazhuar prej 84,500,000 euro, si dhe një transh i paangazhuar prej 14 250 000 eurosh, i cili do të angazhohet pas plotësimit të një sërë kushtesh të parashikuara në marrëveshje. Kohëzgjatja e pagesës së huas do të jetë 17 vjet, duke përfshirë periudhën prej 5 vjetësh pa pagesë principali”, përfundoi Muçaj.
Kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme, deputetja e Partisë Socialiste, Mimi Kodheli u shpreh se ky produkt do të nxisë zhvillimin rajonit të Shkodrës. “Unë e di që ky produkt i sjell sot është mund i shumë viteve që është punuar mbi projektitn, studimet e fizibilitetit. Ajo çka është më e rëndësishme është që kjo duhet të ishte pjesë e një axhende, që vjen si rrjedhojë e politikës së ndjekur nga qeveria shqiptare dhe agjendës së gjelbër të Komisionit Evropianë 20/20. Ne kemi qenë dëshmitarë, kur zonja Ursula Von Der Leyen, lançoi projektin e madh të mbështetjes për Ballkanin Perëndimor. Mbështetja është një gjë, por krijimi i projekteve të përbashkëta është një tjetër, pasi projekti nuk përfund tek Hani i Hotit, por projekti vijon më tej se Hani i Hotit. Shqipëria ka një pozicion të pëlqyeshëm strategjikë, ka dalje në det, që është dhe rruga më e shkurtër e shumë rrugëve kryesore. E mirëpres personalisht, dhe kam besuar shumë, e vijojë të besoj që Veriu i vendit ka merituar dhe duhet të vijojë të ketë më shumë investime. Më vjen keq, që një qytet, si Shkodra, lavdia e vendit, është lënë në udhëkryq për shumë vite dhe pa investime. Por jam e bindur se ky projekt është një përfitim i madh që i vjen atij qyteti dhe asaj zone”, përfundoi Kodheli.
Kostoja totale e këtij projekti është 373 milionë euro, një pjesë e së cilës do të mbulohet edhe nga buxheti i shtetit, pjesa tjetër nga BERZH, BE përmes Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor dhe Banka Evropiane e Investimeve. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shaqiri: Është prolonguar ligji për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat
SPAK u sekuestron 10 milionë dollarë kriptovaluta vëllezërve Çopja dhe pasuri të tjera të patundshme
Altin Krasniqi takon banorët e fshatit Krajkova dhe Damaneku: Ne kemi vepra të dëshmuara në të kaluarën dhe program të qartë për të ardhmen
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Lajçak: Marrëveshja e Ohrit e hapi rrugën drejt normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi
FSK forcon aftësitë taktike në ushtrimin "Winter EX 2025" në Turqi
Sarajeva me ajrin më të ndotur në botë, Shkupi i 16-ti, Prishtina e 22-ta
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!