LAJMI I FUNDIT:

Miratohet ligji i ri për punë kontabiliteti në Maqedoni

Miratohet ligji i ri për punë kontabiliteti në Maqedoni

“Ngritja e kapaciteteve dhe përgatitja profesionale e kontabilistëve janë ndryshimet kryesore të përfshira në Ligjin e punëve të kontabilitetit, të cilin e miratoi Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ministria e Financave punoi për zgjidhjen ligjore përmes procesit inkluziv së bashku me palët e tanguara, me qëllim të vendosjes dhe zbatimit të standardeve profesionale në profesionin e kontabilitetit dhe mbrojtjen e interesit publik”, informojnë nga MF.

Siç thonë prej atje, Ligji bazohet në parimet e paanshmërisë, pavarësisë, transparencës, ekspertizës, profesionalizimit dhe ligjshmërisë në kryerjen e punëve të kontabilitetit. Me Ligjin e punëve të kontabilitetit, kontabilistët dhe kontabilistët e autorizuar do të detyrohen për edukim të detyrueshëm profesional dhe respektim të parimeve të përgjithshme etike të profesionit.


“Domosdoshmërisht do të detyrohen që të japin provimin për hyrje në profesion, si dhe rritjen e numrit të orëve për përsosjen e vazhdueshme profesionale (PVP). E drejta për të kryer shërbime kontabiliteti do të fitohet vetëm me përmbushjen e kritereve të definuara me këtë ligj. Personat që kryejnë punë kontabiliteti do të kenë përgjegjësi ligjore në drejtim të mbajtjes së rregullt të kontabilitetit dhe detyrim që me anë të nënshkrimit, ta vërtetojnë saktësinë e llogarisë vjetore dhe raporteve financiare, si dhe harmonizimin e tyre me dispozitat ligjore”, theksojnë nga MF.

Mbikëqyrja mbi profesionin e kontabilitetit do të kryhet nga organi i pavarur dhe i mëvetësishëm, gjegjësisht Këshilli për avancim dhe mbikëqyrje të profesionit të kontabilitetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili do të sigurojë zbatimin përkatës të të gjitha parimeve për realizimin e trajnimeve për PVP, njëkohësisht duke u kujdesur për rritjen dhe zhvillimin e vazhdueshëm të sferës së kontabilitetit, deri në sigurimin e implementimit të garantuar të të gjitha masave të nevojshme për zbatimin e standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit.

“Instituti për Kryerjen e Punëve të Kontabilitetit është përcaktuar si person juridik me kompetenca publike, në kuadër të të cilit do të krijohen organe drejtuese dhe akte të punës. Instituti në vazhdimësi do të ketë detyrim që t’i përkthejë standardet ndërkombëtare të raportimit financiar dhe të përmbushë standardet e nevojshme për hyrjen e Institutit në IFAC”, saktësojnë nga MF.

Gjithashtu, me këtë ligj mundësohet hyrja e subjekteve të reja juridike në tregun e organizimit të trajnimeve për kryerjen e shërbimeve të kontabilitetit.

Në trend Lajme

Më shumë
Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin

Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin "Mobile Journalism" në fushën e gazetarisë - në fund shpërblehen më të mirët

Komunat
Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Lajme
U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

Elfije Boletini
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori