LAJMI I FUNDIT:

Miratohet koncept-dokumenti për sigurinë dhe shëndetin në punë

Miratohet koncept-dokumenti për sigurinë dhe shëndetin në punë

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e radhës ka miratuar koncept-dokumentin për plotësimin e legjislacionit në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica në paraqitjen e këtij koncept-dokumenti, tha se hartimi i tij është bërë me qëllim të përmirësimit të kushteve në vendin e punës, të cilat nuk janë trajtuar me legjislacionin në fuqi.


“Koncept-dokumenti synon që të plotësoj dhe fuqizon sigurinë në punë, me qëllim të krijimit të kushteve më të mira të vendeve të punës. Pra, me këtë synohet ndryshimi i Ligjin për Sigurinë në Vendin e Punës, prandaj edhe duke e ditur që nuk kemi specifikim të sëmundjeve për këtë kategori ju lus që ta votoni dokumentin”, tha Reçica.

Po ashtu, Qeveria në këtë takim ka marrë vendim për arritjen e marrëveshjes për eliminimin e tatimit të dyfishtë me Malin e Zi. /Telegrafi/