LAJMI I FUNDIT:

Miratimi i marrëveshjes me Italinë, Rama: Shqipëria veproi si një vend anëtar i BE

Miratimi i marrëveshjes me Italinë, Rama: Shqipëria veproi si një vend anëtar i BE

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas kalimit në parlament të marrëveshjes së emigrantëve me Italinë.

Përmes një postimi në rrjetin “X” në gjuhën angleze, Rama shkruan se Shqipëria po qëndron krah Italisë, duke zgjedhur të veprojë si një vend anëtarë i BE, që ndan barrën që Europa duhet të përballojë si një familje e bashkuar.


Rama në mesazhin që duket se i drejtohet ndërkombëtarëve, nënvizon se asnjë vend nuk mund t’i menaxhojë sfidat e emigracionit më vete, por vetëm një Evropë më e fortë, më e guximshme dhe më sovrane mundet ta bëjë.

Vetëm pak minuta zgjati seanca në Kuvendin e Shqipërisë, miratohet me 77 vota marrëveshja Rama-Meloni për emigrantët
Lexo po ashtu Vetëm pak minuta zgjati seanca në Kuvendin e Shqipërisë, miratohet me 77 vota marrëveshja Rama-Meloni për emigrantët

“Kuvendi ratifikoi sot marrëveshjen e bashkëpunimit kundër migracionit të paligjshëm ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë! Shqipëria po qëndron së bashku me Italinë duke zgjedhur të veprojë si një vend anëtar i BE-së dhe duke rënë dakord të ndajë një barrë që Evropa duhet të përballojë e bashkuar si një familje e tërë përballë një sfide të guximshme që kapërcen ndarjet tradicionale të majta dhe të djathta. Duke punuar së bashku për të gjetur përgjigjet e duhura, në vend që ta përdorni këtë çështje si lëndë djegëse për grindjet e brendshme politike që vetëm sa rrit ankthin mes njerëzve të kontinentit tonë të përbashkët dhe e bën të ardhmen tonë kolektive më të pasigurt. Asnjë vend nuk mund ta zgjidhë një sfidë të tillë i vetëm, asnjë retorikë apo zgjidhje e shpejtë nuk mund të ndryshojë madhësinë e saj dhe asnjë lavdi e vjetër apo mënyra e të menduarit e kaluar nuk mund të sigurojë një shpëtim nga përballja me atë që po vjen në të gjitha frontet. Vetëm një Evropë më e fortë, më e guximshme dhe më sovrane, besnike ndaj vetvetes mundet”, shkruan kryeministri në “X”.

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Lajme
Kalo në kategori