Vetëm një vit pas martesës luksoze, supermodelja Miranda Ker dhe biznesmeni Evan Spiegel u bënë prindër.

Modelja, më mirë e njohur për bashkëpunimin e ngushtë me markën "Victoria 's Secret", ka lindur tri ditë më parë në një klinikë private në Los Angeles dhe në botë solli një djalë.


Sipas TMZ, çifti i famshëm vendosi ta pagëzoj me emrin e gjyshit të Evanit, Hart.

Duket se çifti i famshëm ka dëshiruar t'i befasoj miqtë dhe familjarët, duke marrë parasysh se shumë media raportuan se dyshja po priste vajzë.

kerr spiegel 1 2000 Evan Spiegel dhe Miranda Kerr (Getty Images)

"Little Hart do të ketë një dhomë gjumi të bukur. Miranda ka shpenzuar tashmë rreth 250 mijë dollarë për të gjitha gjërat e nevojshme," zbulon një burim për portalin "Life & Style".

Miranda tashmë ka një djalë shtatë-vjeçar nga martesa me ish-burrin, aktorin holivudian, Orlando Bloom.

Modeli Miranda Kerr dhe miliarderi dhe bashkë-themeluesi i "Snapchat" Ivan Spegel janë së bashku që nga viti 2015.

Ata u martuan vitin e kaluar në maj, kur organizuan një martesë luksoze, ku ishin të pranishëm vetëm miqtë dhe familjarët. /Telegrafi/