Joao Miranda nuk po luan këtë edicion tek Interi.

Me ardhjen e qendërmbrojtësit holandez Stefan De Vrij, braziliani ka përfunduar në bankën rezervë.


E si duket qëndrimi në bankën rezervë nuk po i pëlqen aspak brazilianit që ka kërkuar largimin nga Interi.

Mediat italiane kanë raportuar se Miranda do të largohet nga Giuzzeppe Meazza gjatë afatit kalimtar të janarit.

GettyImages 1053250436 Joao Miranda (Photo by David Ramos/Getty Images/Guliver)

E ardhmja e mbrojtësit duket se do të jetë në kampionatin spanjoll La Liga, ku për të do të ishte një rikthim.

Për reprezentuesin brazilian në klubin e Interit kanë ardhur dy oferta nga Valencia dhe Sevilla.

Dy klubet janë të gatshme të ofrojnë deri në pesë milionë euro për ta bërë të tyre lojtarin.

Për 34-vjeçarin interesim ka shfaqur edhe gjiganti portugez Porto.

Miranda iu bashkua Interit nga Atletico Madrid në verën e vitit 2016 për 10 milionë euro. /Telegrafi/

telegrafi sport app