Ndeshja ndërmjet Argjentinës dhe Uruguait është vënë në dyshim, pasi rreth 50 raketa janë lansuar nga Rripi i Gazës në drejtim të Izraelit.

Lionel Messi dhe bashkëlojtarët e tij është dashur të udhëtonin drejt Lindjes së Mesme për takimin ndaj rivalit të tyre nga Amerika Jugore që është caktuar të zhvillohet më 18 nëntor në Tel Aviv.


LionelMessiagueroargentina 2 (Foto: Alexandre Schneider/Getty Images/Guliver)

Dhe derisa kryeqyteti izraelit nuk është zakonisht shënjestër e raketave nga Rripi i Gazës, kjo është një prej eskalimeve më të mëdha të dhunës në vitet e fundit.

Raketat kanë ardhur si reagim ndaj sulmeve izraelite, si pasojë e të cilave mbeti i vrarë komandanti i grupit palestinez Xhihad, Bahaa Abu el-Atta së bashku me gruan, ndërsa fëmijët e tyre mbetën të plagosur.

Nëse dhuna nuk ndalet para të hënës, kjo situatë mund të shkaktojë anulimin e ndeshjes miqësore në Bloomfield Stadium, bën të ditur mediumi uruguaian Ovacion.

Tashmë janë ndërprerë aktivitetet sportive në Izrael. Ndeshja e basketbollit ndërmjet Maccabi Tel Aviv dhe Hapoel Beer Sheva, e caktuar për datën 20 nëntor, është anuluar për çështje sigurie. /Telegrafi/

telegrafi sport app