LAJMI I FUNDIT:

MINT anulon tenderin për rezervën shtetërore – u tejkalua buxheti i planifikuar

MINT anulon tenderin për rezervën shtetërore – u tejkalua buxheti i planifikuar

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka anuluar tenderin për furnizim për produktet e nevojshme për rezervën shtetërore.

Sipas arsyetimit, ofertuesit e kishin tejkaluar buxhetin e planifikuar të kësaj ministrie.

Kështu thuhet në dokumentin e publikuar nga ana e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik


Oferta ishte përgatitur për 80 mijë kilogram oriz, 65 mijë litra vaj ushqimor, 80 mijë copë nga 200 gram konzerva (risk gjedhi) dhe 15 mijë bidona ujë dhjetë litërshe.

Vlera e tenderit kap shumën e 227 mijë e 500 eurove.

Ndërsa ofertat për sasinë dhe produkte në ofertë në vlerë 238 mijë euro dhe 317 mijë euro.

Dokumentin e plotë e gjeni KËTU. /Telegrafi/