LAJMI I FUNDIT:

Minoski: Janë transferuar para për 2.154 qytetarë të dëmtuar nga vërshimet

Minoski: Janë transferuar para për 2.154 qytetarë të dëmtuar nga vërshimet

Ministria për financa ka informuar se të gjithë qytetarët të cilët i ka evidentuar Komision për vlerësimin e dëmeve nga zonat e prekura nga vërshimet në rajonin e Shkupit dhe Tetovës do të përfshihen në pagesën paradhënie të mjeteve sipas dinamikës me të cilën të dhënat do të arrijnë në ministri, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ministri për financa, Kiril Minoski ka informuar se gjatë ditës së sotme i kanë transferuar paratë në llogaritë e veçanta në bankat afariste.


“Kjo do të thotë se pasdite mjetet do të jenë në dispozicion për qytetarët nga zonat e prekura nga vërshimet. Pagesa do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme, në përputhje me të dhënat të cilat do të na dërgohen nga Komisioni për dëmshpërblim të dëmeve. Bëhet fjalë për transferim të mjeteve për 2.154 qytetarë”, ka thënë Minoski.

Qytetarët mund ti tërheqin paratë në sportelet e bankave me anë të dokumentit për identifikim./Telegrafi/