Minnesota Timberwolves ka marrë edhe fitoren e tretë radhazi në NBA.

Largimi i Jimmy Butler si duket nuk ka ndikuar për të keq tek Timberwolves që kanë mposhtur Portland Trail Blazers me 16 pikë epërsi 112:96.


Që nga çereku i parë Minnesota ishte në epërsi dhe e ruajti atë deri në fund falë paraqitjes fantastike nga Andrew Wiggins dhe Derrick Rose.

Ishte Wiggins më efikasi në këtë takim, duke udhëhequr Minnesotan drejt fitores me 23 pikë, katër asistime e pesë kërcime.

Me paraqitje shumë të mirë u dallua edhe Derrick Rose që shtoi 17 pikë, gjashtë asistime e shtatë kërcime.

Cj McCollum me 18 pikë dhe Damien Lillard me 16 të tjera ishin koshashënuesit më të mirë tek Portland, por që nuk mjaftuan për fitore.

Ndërkohë në konferencën lindore tek fitoret është kthyer edhe Milwaukee Bucks.

Pas humbjes nga Memphis Grizzlies, Bucks kanë mposhtur në shtëpi Chicago Bulls me 19 pikë diferencë 123:104.

Eric Bledsoe ishte më efikasi në këtë sfidë me 25 pikë të shënuara, ndërsa me nga 23 të tjera kontribuan Kris Middleton dhe Giannis.

Jabari Parker ishte më efikasi tek Chicago Bulls me 21 pikë, ndërsa Holiday shtoi 20 të tjera. /Telegrafi/

Rezultatet:

Boston Celtics – Toronto Raptors 123:116

Indiana Pacers – Miami Heat 99:91

Philadelphia 76ers – Utah Jazz 113:107

Washington Wizards – Brooklyn Nets 104:115

Memphis Grizlies – Sacramento Kings 112:104

Minnesota Timberwolves – Portland Trail Blazers 112:96

New Orleans Pelicans – New York Knicks 129:124

Milwaukee Bucks – Chicago Bulls 123:104

telegrafi sport app