LAJMI I FUNDIT:

Ministrja Ziviq takoi ambasadorin britanik Ruairi O’Connell

Ministrja Ziviq takoi ambasadorin britanik Ruairi O’Connell

Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Ziviq, ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell, me të cilin kanë biseduar për proceset të cilat kanë ndodhur deri më tani për rimëkëmbjen e sektorit të bujqësisë.

Ministrja Ziviq ka falënderuar ambasadorin O’Connell, për mbështetjen që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë në vazhdimësi Kosovës për zhvillimin e sektorëve të ndryshëm, duke përfshirë edhe atë të bujqësisë.


Ajo po ashtu e ka njoftuar ambasadorin për investimet, të cilat planifikojnë t’i bëjnë në këtë sektor në kuadër të Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural të këtij viti.

Ministrja shprehi gatishmërinë e saj për të thelluar edhe më tej partneritetin mes Ministrisë së Bujqësisë dhe ambasadës së Britaninë së Madhe në Kosovë, me qëllim të fuqizimit të mëtejmë të sektorit të bujqësisë.

Nga ana e tij, ambasadori Ruairi O’Connell, e ka përgëzuar ministren për emërimin e saj si ministre e bujqësisë dhe i ka uruar suksese në punën e saj për avancimin e projekteve bujqësore. /Telegrafi/