Ministrja për dialog, Edita Tahiri, priti sot në takim ushtruesin e detyrës së shefit të Misionit të EULEX-it në Kosovë, Bernd Thran.
Sipas një njoftimi, ministrja Tahiri vlerësoi lartë angazhimin e Thran në detyrën e mëparshme si ndërmjetësues i Dialogut në Bruksel dhe shprehu bindjen se ai do të jetë i suksesshëm edhe në misionin e tij të ri në Kosovë.
Ja njoftimi i plotë:
Ministrja për dialog, Edita Tahiri, priti sot në takim ushtruesin e detyrës së shefit të Misionit të EULEX-it në Kosovë, Bernd Thran.
Ministrja Tahiri vlerësoi lartë angazhimin e z. Thran në detyrën e mëparshme si ndërmjetësues i Dialogut në Bruksel dhe shprehu bindjen se ai do të jetë i suksesshëm edhe në misionin e tij të ri në Kosovë.
Ministrja Tahiri tha se puna jonë e përbashkët ka mundësuar që Kosova të konsolidojë institucionet e veta në veri të vendit, sidomos në fushën e sigurisë dhe policisë, dhe së shpejti do të vendoset sistemi i drejtësisë në mbi 23 fusha tjera publike. Po ashtu, ajo theksoi se po konsolidohet riintegrimi i serbëve nga kjo pjesë dhe tashmë janë shuar strukturat paralele në shumë fusha, si policia, drejtësia, ish mbrojtja civile, doganat etj. Ministrja Tahiri falënderoi ELUEX-in për angazhimin në zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit.
Ministrja Tahiri dhe z. Thran vlerësuan lartë bashkëpunimin mes Qeverisë së Kosovës dhe EULEX-it, me qëllim të forcimit të institucioneve të drejtësisë dhe sundimit të ligjit në Kosovë sipas standardeve evropiane. Ata u pajtuan se forcimi i sundimit të rendit dhe ligjit forcon luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit duke krijuar kushte më të mira për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik në të mirë të qytetarëve dhe vendit.
Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan se dialogu i fqinjësisë së mirë mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e BE-së ka kontribuar në avancimin e rrugës së Kosovës drejt integrimit evropian përmes nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me BE-në, si dhe vendimi i BE-së për rekomandimin e liberalizimit të vizave.
Ushtruesi detyrës së shefit të EULEX-it, Bernd Thran siguroi ministren Tahiri për bashkëpunimin e ngushtë me Qeverinë e Kosovës për të çuar përpara misionin e avancimit të fushës së drejtësisë dhe sundimit të ligjit në përmbushjen e standardeve evropiane. Ai po ashtu vlerësoi lartë dialogun e Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, duke theksuar që BE dhe EULEX do të vazhdojnë angazhimin maksimal për zbatimin e marrëveshjeve si dhe theksoi rëndësinë e dialogut për paqe dhe stabilitet në rajon. Ai premtoi vazhdim të angazhimit të tij edhe në rolin e ri të tij në EULEX-it me synim për avancim të mëtutjeshëm të Kosovës drejt BE-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Zgjedhjet parlamentare 2025, Shehu: LDK është konfirmuar si partia e parë në Komunën e Junikut

Zyrtarët e Komunës së Prishtinës që u bënë deputetë, Donat Lushaku pritet të marrë një nga drejtoritë e liruara

Vetëvendosje akuzon PZAP-në për mosrespektim të afateve dhe shpërfillje të kërkesës për anulim të votave me postë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Vetëvendosje akuzon PZAP-në për mosrespektim të afateve dhe shpërfillje të kërkesës për anulim të votave me postë

Gastroenterologu në Gjilan ia largon dyvjeçarit baterinë e telekomandës nga stomaku

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja