LAJMI I FUNDIT:

Ministrja Manastirliu do të vizitojë homologun Latifi në QKUK

Ministrja Manastirliu do të vizitojë homologun Latifi në QKUK

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Ogerta Manastirliu do të vizitojë ministrin Rifat Latifi në QKUK.

Ajo tha se është në Kosovë për të mbështetur dhe për të dhënë ndihmë në çdo aspekt.


“Shqipëria ka hapur qendrën e dytë kardiokirurgjike, për të pasur më shumë mbulim në këtë drejtim. Patjetër që e mundëson lëvizjen të kardiokirurgëve për të ardhur në Kosovë”, ka thënë ajo.

Pas takimit, zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha tha se shërbimet shëndetësore mes të dyjave vendeve duhet të rriten.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi i nënshtrohet një intervenimi kirurgjik
Lexo po ashtu Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi i nënshtrohet një intervenimi kirurgjik

“Sot, më 10 qershor, në emër të kabinetit jam shumë mirënjohëse për vizitën tuaj, e cila është më shumë se ndërshtetërore. MSh qëndron fort në bashkëpunim me qellim të përfarimit të dy republikave. Me qytetarin në rrafsh të parë, duhet të sigurojmë sisteme shëndetësore të qasshme. Sistemet shëndetësore duhet të rriten dhe më shumë bashkëpunimin”, ka theksuar ajo.

Ministrja e Shëndetësisë së Shqipërisë i ka uruar shërim të shpejt ministrit Latifi, duke theksuar do ta vizitojë atë në Spitalin e Prishtinës.

“Arsyeja dhe çështjet kryesore që u diskutuan në takimin e sotëm janë ndalur në dy marrëveshjet që presim të firmosen në mbledhjen e dy qeverive gjatë qershorit. Me dy marrëveshje që konsistojnë me bashkëpunimin mes dy spitaleve afër kufirit. Diskutuam edhe me shumë seriozitet për të gjitha çështjet që lidhen në sezonin turistik. Ne kemi siguruar që prej datës 15 qershor, qendrat shëndetësore verore të jenë në dispozicion të pushuesve dhe t’i shërbejnë me cilësi të gjithë pushuesit kosovarë”, ka deklaruar ajo, raporton kp.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori