LAJMI I FUNDIT:

Ministrja gjermane e Mbrojtjes në Prishtinë, pritet nga kryeministri Kurti

Ministrja gjermane e Mbrojtjes në Prishtinë, pritet nga kryeministri Kurti

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht, mbërriti në Kosovë, në kuadër të vizitës së saj në vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Ajo në Prishtinë u prit nga kryeministri Albin Kurti.


Pritet që bashkë të dalin edhe në një konferencë për media.

Para se të vijë në Prishtinë, ministrja gjermane e Mbrojtjes qëndroi në Beograd, ku u prit në takim nga presidenti Aleksandër Vuçiq.

Atje, ministrja gjermane tha se paqja, liria dhe integriteti territorial janë themeli mbi të cilin vendoset bashkëpunimi në BE.

“Serbia është pozicionuar qartë në raport me këto vlera. Ato janë të rëndësishme derisa anëtarësimi në Union është i rëndësishëm”, citohet të ketë thënë ministrja Lambrecht.

Nga ana e tij, presidenti serb, Vuçiq, citohet ta ketë falënderuar ministren gjermane, për pritjen e një dite më parë në Berlin, pavarësisht se siç tha ai, “si kemi biseduar me Kurtin”.