LAJMI I FUNDIT:

Ministrja Gërvalla e quajti “Slloba i vogël”, Daçiq: Më ka fyer që më tha i vogël

Ministrja Gërvalla e quajti “Slloba i vogël”, Daçiq: Më ka fyer që më tha i vogël

Ministrja e punëve të  Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, gjatë fjalës së saj në Këshillin e Sigurimit ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiq, e ka quajtur “Slloba i bogël”, e ky i fundit ka thënë se është ndier i fyer që ajo nuk e ka cilësuar si Sllobodan Millosheviqi i vërtetë.

Drejtori i Institutit të Kosovës për Politikat Evropiane (EPIK), Demush Shasha, duke publikuar një video nga intervista e Ivica Daçiqit në televizionin publik serb, për mes një postimi në Twitter, ka shkruar se “në intervistën e tij të fundit, ministri i Jashtëm serb shpreh keqardhjen që ai nuk është një Sllobodan Millosheviq i duhur, por vetëm ‘Slloba i vogël’. Me një buzëqeshje për të”, transmeton Telegrafi.

Në videon e publikuar, Daçiq thotë se “ajo [Gërvalla” mendon se me këtë më fyen. A dini me çfarë më fyen, me atë që tha ‘jam i vogël’”.


Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, javën që shkoi është përplasur ashpër me ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiq, gjatë debatit në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Të thërrasin "Slloba i vogël", Gërvalla e Daçiq përplasen ashpër në Këshillin e Sigurimit
Lexo po ashtu Të thërrasin "Slloba i vogël", Gërvalla e Daçiq përplasen ashpër në Këshillin e Sigurimit

Gërvalla iu drejtua Daçiqit me keqardhje, pasi tha se për të është e vështirë ta pranojë se e kanë humbur Kosovën në 99-ën, ndaj edhe përdor një retorikë nënçmuese ndaj Kosovës.

“Ju me deklarimet tuaja vetëm sa e treguat që pse njerëzit në Serbi ju kanë quajtur ‘Slloba i vogël’, ‘Sllobodani i vogël’. E kuptoj që jeni i zemëruar dhe këtë gjuhë të juajen e njoh që moti. Ju duhet t’u tregoni qytetarëve tuaj se e keni humbur Kosovën në vitin 1999…”, u shpreh Gërvalla. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
20 mijë euro kesh ia vjedhin në shtëpi një personi në Llapnasellë të Graçanicës

20 mijë euro kesh ia vjedhin në shtëpi një personi në Llapnasellë të Graçanicës

Kronika e Zezë
Kontrollet e policisë në disa komuna në veri, Policia jep detaje

Kontrollet e policisë në disa komuna në veri, Policia jep detaje

Lajme
Kalo në kategori