LAJMI I FUNDIT:

Ministrja e mbrojtjes, Sheqerinska në vizitë zyrtare në selinë e NATO-s në Bruksel

Ministrja e mbrojtjes, Sheqerinska në vizitë zyrtare në selinë e NATO-s në Bruksel

Me ftesë të Sekretarit gjeneral të NATO-s, Jens Stoltenberg, ministrja e mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, nesër në selinë e NATO-s në Bruksel do të marrë pjesë në takim të ministrave të mbrojtjes së shteteve anëtare të NATO-s dhe shteteve pjesëmarrëse në misionin “Përkrahje e vendosur”.

Ministrja do të marrë pjesë edhe në takimin me shtetet që janë pjesë e Komandës rajonale Veri, e udhëhequr nga ministrja gjermane për mbrojtje, Ursula von der Leyen.

Në suaza të kësaj vizite ministrja do të takohet edhe me ndihmësin e sekretarit gjeneral të NATO-s për planifikim dhe politikë, Heinrich Brauss dhe me ndihmësin për marrëdhënie politike dhe politikë të sigurisë, Alejandro Alvarogonzalez./Telegrafi/