Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka mbajtur takim pune me përfaqësuesit e Aleancës Kosovare të Bizneseve, të kryesuar nga kryetari Agim Shahini.
Në këtë takim është diskutuar për situatën ekonomike në vend dhe për vështirësitë që ka krijuar pandemia për bizneset kosovare.
Me këtë rast, ministrja Bajrami i shpjegoi disa nga masat kryesore të Programit për Rimëkëmbje Ekonomike dhe theksoi se Qeveria e Kosovës ka inkorporuar shumë sugjerime nga asociacionet e bizneseve brenda programit qeveritar.
“Bajrami u zotua se Qeveria e Kosovës do të kultivojë frymën e bashkëpunimit me komunitetin e biznesit në mënyrë që politikat qeveritare të kontribuojnë në rritjen e performancës së sektorit privat”, thuhet në njoftimin e bërë nga Ministria e Financave.
Nga ana tjetër, përfaqësuesit e AKB-së falënderuan ministren Bajrami për pritjen dhe ofruan përkrahjen e tyre për Qeverinë e Kosovës duke nënvizuar se përmes angazhimeve të përbashkëta do të tejkalohen pasojat ekonomike të shkaktuara nga COVID-19 dhe do të kontribuohet në fuqizimin e ekonomisë së vendit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush është vajza biznesmene që po pushton tregun muzikor?
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!
Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore
B&M ofron Trajnim dhe certifikim për Operuesit e Vinçave, Auto Vinçave, Pirunierëve, Ashensorëve të ndërtimit
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
24 orë na ndajnë nga ngjarja e madhe Halving në Bitcoin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel