LAJMI I FUNDIT:

Ministrja Bajrami dhe guvernatori Mehmeti bisedojnë për programin e rimëkëmbjes ekonomike pas pandemisë COVID-19

Ministrja Bajrami dhe guvernatori Mehmeti bisedojnë për programin e rimëkëmbjes ekonomike pas pandemisë COVID-19

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka pritur në takim guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti ku kanë diskutuar për situatën ekonomike në vend të shkaktuar nga pandemia COVID-19, si dhe për programin e rimëkëmbjes ekonomike.

Gjatë takimit u diskutua edhe për përgatitjen e rishikimit të buxhetit, i cili program ka për fokus fuqizimin e sektorit privat dhe rimëkëmbjen ekonomike të vendit.

Ministrja Bajrami e vlerësoi punën që po bënë BQK-ja si dhe kërkoi rritjen e bashkëpunimit ndërinstitucional për zbatimin e Pakos për Rimëkëmbjen Ekonomike duke pasur parasysh se një pjesë bukur e mirë e investimeve në këtë fushë do të jetë përmes rritjes së financimit kreditor ku target kryesor do të jetë përmirësimi i kushteve të financimit për sektorin privat me qëllim të zhvillimit ekonomik të vendit.


Ndërsa guvernatori Mehmeti theksoi se sektori bankar në Kosovë ka një shkallë të lartë të qëndrueshmërisë dhe potencial për të rritur edhe më tej kreditimin e ekonomisë.

Ai gjithashtu theksoi se duke pasur parasysh rënien e ekonomisë për shkak të pandemisë COVID-19, BQK-ja është e interesuar që bashkë me qeverinë të jap kontributin e saj gjatë fazës së rimëkëmbjes ekonomike. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Ekonomi
Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Ekonomi
Rektori i UBT-së prezantoi modelin “UBT Smart City” në Universitetin e Cambridge

Rektori i UBT-së prezantoi modelin “UBT Smart City” në Universitetin e Cambridge

Ekonomi
Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Ekonomi
Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Mashtrimet bankare përmes E-mail-eve dhe SMS-ve: 36 raste të keqpërdorimit të kartelave në 2024 – BQK dhe SHBK rrisin masat e sigurisë

Mashtrimet bankare përmes E-mail-eve dhe SMS-ve: 36 raste të keqpërdorimit të kartelave në 2024 – BQK dhe SHBK rrisin masat e sigurisë

Ekonomi
Kalo në kategori