Ministrja austriake: Zgjerimi i BE-së të duhet të jetë prioritet, veçanërisht për Ballkanin Perëndimor

Ministrja austriake për Integrime Evropian, Claudia Plakolm ka thënë se zgjerimi i Bashkimit Evropian, veçanërisht për Ballkanin Perëndimor duhet të mbetet prioritet kryesor.
Plakolm në një postim në platformën X shkruan se gjatë dy javëve të fundit ka pasur mundësinë të flasë me miqtë në Ballkanin Perëndimor, gjersa përmend edhe zëvendëskryeministrin në detyrë, Besnik Bislimin.
“Zgjerimi i BE-së – veçanërisht për Ballkanin Perëndimor – duhet të mbetet një prioritet kryesor.
Ne i detyrohemi partnerëve tanë, disa prej të cilëve kanë pritur kaq gjatë, të ofrojmë një perspektivë të qartë dhe të besueshme”, shkruan ajo. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


































