LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Shëndetësisë sqaron pse refuzoi t’i marrë vaksinat kineze nga Shqipëria

Ministria e Shëndetësisë sqaron pse refuzoi t’i marrë vaksinat kineze nga Shqipëria

Ditë më parë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama kishte bërë të ditur se pas vaksinimit të mjekësve nga Kosova, shteti shqiptar do të ndihmojë edhe në vaksinimin e mësuesve kosovarë.

Por dje, Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se ka refuzuar ndihmën e ofruar nga Shqipëria për vaksinimin e mësuesve.

Një gjë e tillë është bërë për shkak se vaksina që i është ofruar mësuesve nga Kosova është nga Kina.


Sami Uka, këshilltari politik i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia ka bërë të ditur për Telegrafin se kjo vaksinë nuk është e licencuar nga EMA.

“Për mësuesit tanë na janë ofruar vaksina Sinovac të Kinës. Natyrisht për shkak se e njëjta nuk është e licencuar dhe aprovuar nga EMA për përdorim në Evropë, dhe e njëjta bie ndesh me ligjet tona”, ka thënë Uka.

Vaksinimi i mësuesve, Jasharaj: Dilemat nuk janë çështje e jona, MSH-ja të sigurojë vaksinat për personelin arsimor
Lexo po ashtu Vaksinimi i mësuesve, Jasharaj: Dilemat nuk janë çështje e jona, MSH-ja të sigurojë vaksinat për personelin arsimor

Ndryshe sot, kryetari i SBASHK-ut, Rrahamn Jasharaj në një prononcim për Telegrafin ka thënë se sindikata e tyre nuk ndërhyn në marrëveshjet mes dy shteteve, mirëpo siç tha ai e rëndësishme është që Ministria e Shëndetësisë t’ua siguroj personelit arsimor vaksinat anti-COVID-19./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gripi po e kalon pragun epidemik, IKSHPK apel qytetarëve që të vaksinohen

Gripi po e kalon pragun epidemik, IKSHPK apel qytetarëve që të vaksinohen

Shëndetësi
Mickoski takon familjen Rusi në SHBA: Ata janë shembull i shqiptarëve të suksesshëm nga Maqedonia

Mickoski takon familjen Rusi në SHBA: Ata janë shembull i shqiptarëve të suksesshëm nga Maqedonia

Politikë

"Programi i kuponëve" MASHTI fton për aplikim familjet që janë përfituese të Skemës së Asistencës Sociale

Lajme
Prokuroria Speciale po heton 1 mijë e 600 kontrata njëburimore

Prokuroria Speciale po heton 1 mijë e 600 kontrata njëburimore

Drejtësi
Krasniqi: E kaluara e lavdishme e prindërve, burim frymëzimi e angazhimi për një Kosovë ma mirë

Krasniqi: E kaluara e lavdishme e prindërve, burim frymëzimi e angazhimi për një Kosovë ma mirë

Lajme
Ura e Badocit u lëshua për qarkullim pa përfunduar testimi final, intervistohet një person

Ura e Badocit u lëshua për qarkullim pa përfunduar testimi final, intervistohet një person

Lajme
Kalo në kategori