LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Mbrojtjes e Letonisë reagon për sulmin ndaj ushtarëve të saj në Zubin Potok

Ministria e Mbrojtjes e Letonisë reagon për sulmin ndaj ushtarëve të saj në Zubin Potok

Ministria e Mbrojtjes e Letonisë, ka reaguar pas sulmit ndaj ushtarëve letonezë të KFOR-it në veri të Kosovës.

Reklama

Përmes një postimi në llogarinë e tyre Twitter, kjo ministri ka thënë se ushtarët letonezë të KFOR-it janë përballur me të shtëna armësh.

“Të dielën, më 25 dhjetor, të shtëna ka pasur në drejtim të paqeruajtësve letonezë teksa ata po kryenin një patrullë në Kosovë. Nga ngjarja nuk ka viktima. Policia e Kosovës dhe KFOR-i kanë nisur hetimet”, thuhet në reagim.

Ndërkaq, KFOR-i ka njoftuar se po heton një incident indirekt zjarri më 25 dhjetor në afërsi të patrullës së KFOR-it të NATO-s.

Sipas KFOR-it, duke qenë se janë planifikuar takime ndërmjet të gjitha palëve, është e rëndësishme që të gjithë të përfshirët të shmangin çdo retorikë apo veprim që mund të shkaktojë tensione dhe të përshkallëzojë situatën.

KFOR ka kërkuar që palët të përmbahen nga shfaqjet provokuese të forcës dhe të kërkojnë zgjidhjen më të mirë për të garantuar sigurinë dhe sigurinë e të gjitha komuniteteve.

“Ne i nxisim të gjitha palët që të ndihmojnë në sigurimin dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë dhe të parandalojnë narrativat mashtruese që të ndikojnë në procesin e dialogut” – thuhet në mes tjerash në reagimin e KFOR-it.

Të hënë, kryeministri Albin Kurti, ka zhvilluar takim me komandantin e KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia dhe Shefin e EULEX-it, Lars Gunnar Wigemark.

Nët takim u bisedua për veprimet e strukturave kriminale në veri të Republikës së Kosovës, që cenojnë rëndë sigurinë në vend.

“Konstatim i përbashkët nga ky takim është se liria e lëvizjes duhet të rivendoset dhe se nuk duhet të ketë barrikada në asnjë rrugë”, u theksua në takim,

Barrikadat në veri janë ngritur që nga 10 dhjetori nga disa serbë lokalë, në shenjë proteste ndaj arrestimit të ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq, i cili akuzohet për organizimin e “sulmit terrorist” në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Musliu-Shoshi publikon disa kërcënime: Më erdhën si rezultat i deformimit të qëllimshëm nga Gërvalla

Musliu-Shoshi publikon disa kërcënime: Më erdhën si rezultat i deformimit të qëllimshëm nga Gërvalla

Lajme
Veprimtari Berisha: Turp që askush nuk iu gjet afër Rugovës kur u mor peng nga Millosheviqi

Veprimtari Berisha: Turp që askush nuk iu gjet afër Rugovës kur u mor peng nga Millosheviqi

Lajme
Chollet inkurajon Vuçiqin që të ndihmojë në qetësimin e situatës në veri

Chollet inkurajon Vuçiqin që të ndihmojë në qetësimin e situatës në veri

Lajme
Arrestohet 32-vjeçari në Fushë Kosovë, keqpërdori besimin brenda kompanisë dhe përvetësoi një shumë parash

Arrestohet 32-vjeçari në Fushë Kosovë, keqpërdori besimin brenda kompanisë dhe përvetësoi një shumë parash

Kronika e Zezë
Analistët për situatën në veri: Presioni ndërkombëtar është për formimin e Asociacionit

Analistët për situatën në veri: Presioni ndërkombëtar është për formimin e Asociacionit

Donjeta Zeqiraj
Kurti: Janë identifikuar edhe 28 pjesëmarrës në protestat e dhunshme në veri

Kurti: Janë identifikuar edhe 28 pjesëmarrës në protestat e dhunshme në veri

Lajme
Kalo në kategori