LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Jashtme e Shqipërisë krijon drejtori për politikat që kanë në qendër shqiptarët në rajon

Ministria e Jashtme e Shqipërisë krijon drejtori për politikat që kanë në qendër shqiptarët në rajon

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mori pjesë sot në panelin “Hapësira shqiptare në gjeopolitikën e rajonit” në Konferencën e Ambasadorëve “Diplo 2024” që po mbahet në Tiranë.

Hasani u shpreh se, faktori shqiptar ka qenë, është dhe do të vazhdojë të jetë një shtyllë e rëndësishme për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Këto vlera do të bëhen edhe më të dukshme dhe të prekshme për të gjithë, nëse bashkëpunojmë për të forcuar rolin dhe unitetin e këtij faktori, nënvizoi ai.


Hasani vuri theksin tek parimet dhe prioritetet e qeverisë shqiptare dhe politikës sonë të jashtme, të cilat janë të përkushtuara ndaj bashkëpunimit me faktorin shqiptar në të gjitha vendet e rajonit.

“Një shembull konkret i këtyre përpjekjeve është krijimi i një drejtorie të re, e cila do të fokusohet në politikat që kanë në qendër shqiptarët në rajon, me një vëmendje të veçantë ndaj bashkëkombësve tanë kudo ku ata jetojnë”, tha Hasani.

Ministri i Jashtëm nënvizoi se, forcimi i unitetit dhe ndikimit të faktorit shqiptar, do të promovojë një të ardhme të përbashkët dhe të qëndrueshme në rajon. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Për tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova, eksperti i sigurisë Shala: Është dezinformuar qëllimshëm

Për tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova, eksperti i sigurisë Shala: Është dezinformuar qëllimshëm

Siguri
Shqiptari nga Ukraina rrëfen për luftën: Situata në terren sikur Kosova gjatë luftës

Shqiptari nga Ukraina rrëfen për luftën: Situata në terren sikur Kosova gjatë luftës

Lajme
“Nuk po vrapojmë për të marrë rendin për qeverisje”, Krasniqi nga NISMA: Të tjerët e kanë zënë rendin, në dreka e darka me  Kurtin

“Nuk po vrapojmë për të marrë rendin për qeverisje”, Krasniqi nga NISMA: Të tjerët e kanë zënë rendin, në dreka e darka me  Kurtin

Lajme
Ura e bashkëpunimit AAK-Nisma rrezikon të shembet pa Limajn

Ura e bashkëpunimit AAK-Nisma rrezikon të shembet pa Limajn

Lajme
KQZ njofton se javën e ardhshme fillon numërimi i votave me kusht dhe atyre nga diaspora

KQZ njofton se javën e ardhshme fillon numërimi i votave me kusht dhe atyre nga diaspora

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Kalo në kategori