LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Financave thotë se është ulur borxhi publik i Maqedonisë

Ministria e Financave thotë se është ulur borxhi publik i Maqedonisë
Foto: Ilustrim

Borxhi publik, duke përfshirë tremujorin e tretë, shënoi rënie nën 60 për qind të BPV-së, sipas kriterit të Mastrihtit të Bashkimit Evropian, duke u pozicionuar në nivel prej 59.3 për qind të BPV-së. Kjo e tregon politikën e vendosur të mirë fiskale dhe menaxhimin e mirë të financave publike në kohën e pandemisë.

Borxhi publik u zvogëlua për 3.8 pikë përqindjeje, në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2021, përkatësisht prej 63.1 për qind siç ishte në fund të tremujorit të dytë. Sipas të dhënave të publikuara sot nga Ministria e Financave, borxhi publik është 6.950.7 milionë euro, ndërsa në datën 30.06.2021 ka qenë 7.386.8 milionë euro.


“Ulja e borxhit kryesisht është rezultat i pagesës së Euroobligacionit të emetuar në vitin 2014 me vlerë prej 500 milionë eurove. E rëndësishme është se pavarësisht recesionit, Qeveria u paraqit me sukses në tregjet globale të kapitalit dhe mjetet për këtë Euroobligacion u siguruan përmes emetimit të Euroobligacionit të ri në muajin mars të vitit 2021, me normë të interesit historikisht më të ulët prej 1.625 për qind. Ministria e Financave, fuqimisht vazhdon me përpjekjet e saj në drejtim të stabilizimit të borxhit dhe pozicionimit të tij nën 60 për qind të BPV-së, në kuadër të kriterit të Mastrihitit”, thuhet në kumtesë.

Në periudhën afatmesme, gjegjësisht deri në vitin 2026, projeksionet në Strategjinë për menaxhim me borxhin publik janë se borxhi do të stabilizohet dhe do të ulet në 57.7 për qind dhe se borxhi shtetëror do të shënojë ulje në 50.7 për qind.

“Kjo gjë do të realizohet përmes Planit për qëndrueshmëri fiskale me të cilin sigurohet zvogëlim gradul i deficitit buxhetor të përgjithshëm prej 4.9% në vitin 2021 në 2.2% për vitin 2026 dhe përmes përmirësimit të arkëtimit të të hyrave buxhetore, uljes dhe ristrukturimit të shpenzimeve buxhetore dhe ndryshimeve në burimet e financimit të deficitit buxhetor”.

“E gjithë kjo është e orientuar drejt rritjes së përshpejtuar ekonomike, që sipas Planit për rritje të përshpejtuar ekonomike, në pesë vitet e ardhshme duhet të kontriubuojë në rritje të dyfishtë të normës së BPV-së, në krahasim me mesataren e 10 viteve të kaluara ku prej 2.5 për qind në nivel vjetor, të kemi norma të rritjes së BPV-së mbi 5 përqind deri në vitin 2026, si dhe investime që vlerësohen të jenë 12 miliardë euro. E rëndësishme është se 4 miliardë janë investime të sektorit publik, ndërsa ato do të gjenerojnë kapital privat me vlerë prej 8 miliardë eurove shtesë. Koncepti është bërë në atë mënyrë që nuk gjeneron huamarrje shtesë dhe ngarkesë tatimore të qytetarëve”, thuhet në kumtesën e MF-së.

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështetë Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështetë Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i procesi i anëtarësimit

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
“U shku me vra Ganinë”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan

“U shku me vra Ganinë”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Shqiptari që goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë del para gjykatës: Nuk kam pasur qëllim për ta vrarë

Shqiptari që goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë del para gjykatës: Nuk kam pasur qëllim për ta vrarë

Kalo në kategori