LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Financave reagon pas deklaratës së Shpend Ahmetit, që shteti i Kosovës ka më shumë se një miliard euro në Bankën Qendrore

Ministria e Financave reagon pas deklaratës së Shpend Ahmetit, që shteti i Kosovës ka më shumë se një miliard euro në Bankën Qendrore
Administrata Tatimore e Koso

Ministria e Financave ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili ka thënë se Republika e Kosovës ka mbi një miliard euro në Bankën Qendrore.

Ministria e Financave thotë se bilanci bankar përfaqëson Fondin e Republikës se Kosovës dhe mbahet në Bankën Qendrore,  transmeton Telegrafi.


“Ky bilanc paraqet fondet që janë grumbulluar ndër vite dhe të cilat duhet të sigurojnë likuiditetin e nevojshëm për të financuar aktivitetet e buxhetit të Republikës së Kosovës në vitet në vijim, duke përfshirë edhe pagesat e borxhit ndërkombëtar.

Lartësia e bilancit bankar (kufiri) përcaktohet me legjislacionin në fuqi për financat publike (rregull fiskale) dhe gjithashtu në Ligjin Vjetor të Buxhetit. Konfirmojmë që në vazhdimësi, pra çdo vit, është arritur të respektohet plotësisht rregulla fiskale e bilancit bankar, përkatësisht të sigurohet shuma e fondeve nëpërmes inkasimit të të hyrave dhe financimeve nga huazimet sipas obligimit të legjislacionit”, thuhet në reagim.

Më tej, Ministria e Financave ka njoftuar se sa është bilanci në Thesarin e Shtetit.

“Sipas të dhënave zyrtare (preliminare) të Thesarit për datën 17.11.2020, që bazohen në gjendjen e llogarive në BQK, bilanci bruto bankar është 459.77 milionë euro, i cili përmban mjete (rreth 134 milionë) të cilat përcaktohen si detyrime dhe nuk janë fonde të Qeverisë, por menaxhohen nga ajo, këto fonde janë: të hyrat vetanake të komunave, të hyrat e dedikuara, fondet në mirëbesim, mjetet nga huamarrja, grantet dhe donacionet, etj., të cilat bëjnë që bilanci bankar i shfrytëzueshëm (neto) i Qeverisë të jetë 325.67 milionë euro. Sipas rregullës fiskale, pragu minimal i bilancit neto (limiti i poshtëm) për vitin 2020 që duhet të mbahet (të mos shpenzohet) nga Qeveria e Kosovës është 213 milionë.

Pra, në momentin që po e bëjmë këtë sqarim, janë 112.66 milionë Euro (325.66 bilanci neto – 213 minimumi i lejuar sipas rregullës fiskale) që mund të përdoren për shpenzime buxhetore. Pra, kjo shumë përfaqëson mjetet të cilat janë në dispozicion për shpenzim (bilanci i shfrytëzueshëm) dhe shpenzohen në pajtim me ndarjet buxhetore në Ligjin e Buxhetit të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës”, vijon reagimi.

Ahmeti: Shteti i Kosovës i ka në Bankën Qendrore më shumë se një miliard euro, është koha për kreativitet e shpenzim
Lexo po ashtu Ahmeti: Shteti i Kosovës i ka në Bankën Qendrore më shumë se një miliard euro, është koha për kreativitet e shpenzim

Më tej, MF thekson se “gjendja e bilancit bankar bruto dhe atij të shfrytëzueshëm raportohet në baza ditore nga Thesari i Republikës së Kosovës, një kopje e të cilit i shkon edhe Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore.

“ Po ashtu, këto të dhëna prezantohet në raportet tremujore financiare të cilat publikohen në faqen e Ministrisë së Financave, kurse në mënyrë të zgjeruar shpalosen në pasqyrat vjetore financiare të Buxhetit të Republikës së Kosovës, të cilat i nënshtrohen auditimit vjetor dhe për të cilat asnjëherë nuk ka pasur vërejtje”.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se Republika e Kosovës i ka në Bankën Qendrore më shumë së një miliard euro dhe se tani është koha për kreativitet e shpenzim./Telegrafi/