LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Ekonomisë: Deri më sot janë pranuar 365 kërkesa për kompenzimin e shpenzimeve për dritaret PVC

Ministria e Ekonomisë: Deri më sot janë pranuar 365 kërkesa për kompenzimin e shpenzimeve për dritaret PVC

Ministria e Ekonomisë informon se deri më datë 13.02.2017 (15:00) ka pranuar 365 kërkesa për kompenzimin e shpenzimeve për thirrjen publike për kompenzimin e një pjese të harxhimeve për blerjen dhe instalimin e dritareve PVC ose aluminium në amvisëritë për vitin 2017 postuar në web faqen e internetit të Ministrisë së Ekonomisë dhe në gazetat e përditshme “Dnevnik” dhe “Koha”.

Për më tepër, për këtë qëllim në buxhetin e Ministrisë së Ekonomisë për vitin 2017 janë siguruar fondet në shumën prej 20.000.000 denarë, ndërsa ndarja e komensimit do të bëhet në bazë të parimit “Ai që vjen i pari shërbehet i pari”,deri në harxhimin e fondeve (mjeteve).


‘Ju kujtojmë se me këtë masë stimulative kompenzohen një pjesë e shpenzimeve në vlerë prej 50% të shpenzimeve totale, por jo më shumë se 500 euro në kundërvlerë në denarë për familje. Duke pasur parasysh shënimin më lartë, duket se në qoftë se të gjithë aplikantët të cilët kanë dorëzuar dokumentacionin e plotë, do të përfitojnë të drejtën e kompensimit në shumën maksimale prej 500 euro, me fondet e siguruara do të subvencionohen të paktën 635 familje’.

Duke pasur parasysh se sasiatë e kompenzimit janë të ndryshme, ashtu siç janë edhe investimet e familjeve, dhe faktin se jo të gjitha familjet do të marrin shumën maksimale të subvencionit, sipas pritjeve të Ministrisë së Ekonomisë me këtë masë do të mbështeten rreth 700 familje.

Kushtet që duhet plotësuar aplikuesit, për të përfituar subvencionim prej Ministrisë së Ekonomisë janë: të fotografohen dritaret e vjetra të shtëpisë/banesës, të fotografohen dritaret e reja, pasi të montohen, dhe llogaria fiskale që nuk duhet të jetë më e vjetër së 31 janari 2017, kur edhe është publikuar thirrja. Ata që për herë të parë montojnë dritare PVC, respektivisht që nuk zevendësojnë të vjetrat me të reja, nuk kanë të drejtë subvencinimi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Kalo në kategori