LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Arsimit të Maqedonisë akoma pa strategji për mënyrën e zhvillimit të mësimit

Ministria e Arsimit të Maqedonisë akoma pa strategji për mënyrën e zhvillimit të mësimit

Akoma nuk ka një vendim përfundimtar si do të fillojë viti i ri shkollor, 2020-21. Por, nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës thanë se tashmë po shqyrtojnë disa propozime për realizimin e procesit mësimor. Në një njoftim me shkrim të këtij dikasteri përmenden disa mënyra të organizimit të vitit shkollor. Parashikohet procesi mësimor të realizohet me programe të shkurtuara, viti shkollor të shkurtohet, numri i nxënësve në klasa të reduktohet, të punohet në ndërrime si dhe të realizohet mësimi nga distanca. Më tej, në njoftimin e dikasterit të Arsimit thuhet se në rast se do të vendoset që mësimi të fillojë me prezencë fizike, duhet përgatitur shkollat për të plotësuar të gjitha protokollet shëndetësore për mbrojtje nga virusi korona.

Pikërisht këtë të hënën, në mbledhjen e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse do të marrin pjesë edhe përfaqësues të Ministrisë së Arsimit. Këtë e bëri të ditur ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe duke shtuar se duhet përgatitur një koncept për mbrojtjen e nxënësve, mësimdhënësve si dhe të drejtuesve të shkollave nga Covid 19.

“T’i bëjmë të ditura parashikimet tona se si duhet të organizohet procesi mësimor, pastaj shërbimet e ekspertëve në Ministrinë e Arsimit t’i përgatitin edhe protokollet përfundimtare sepse 1 shtatori është shumë afër, pak më shumë se një muaj. Nxënësit duhet të jenë të gatshëm për t’u kthyer në shkollë, mirëpo patjetër të kemi koncept të përgatitur. Ne do ti shpalosim të gjitha parashikimet dhe sugjerime tona. Kemi bërë analizë dhe po mbledhim përvojat e universiteteve amerikane, se si është përgatitur e gjithë kjo”, deklaroi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.


Shumë mësimdhënës dhe profesorë disa herë tashmë kanë shprehur shqetësimet e tyre për vitin e ardhshëm shkollor. Siç thonë ata, Ministria e Arsimit tashmë duhej të kishte hartuar dhe miratuar një model të përbashkët për realizimin e procesit mësimor për vitin e ri shkollor 2020-21. Sipas tyre, mësimi online ishte joefikas dhe ka lënë pasoja të mëdha te nxënësit./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës

Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës

Lajme
Anulohet në Bruksel takimi për personat e zhdukur, Hoti: Prania e Petkoviqit orkestroi dështimin e këtij takimi

Anulohet në Bruksel takimi për personat e zhdukur, Hoti: Prania e Petkoviqit orkestroi dështimin e këtij takimi

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Drejtësi
Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Bastisjet në disa lokacione për struktura paralele, Prokuroria Themelore e Prishtinës: Nuk kemi marr kërkesë zyrtare për bastisje

Bastisjet në disa lokacione për struktura paralele, Prokuroria Themelore e Prishtinës: Nuk kemi marr kërkesë zyrtare për bastisje

Lajme
Kalo në kategori