Komuniteti i biznesit duhet të përfshihet qysh në fazat e hershme të procesit të hartimit të legjislacionit që ka ndikim në sektor privat, në mënyrë që të sigurohet që legjislacioni është në përputhje me nevojat e industrisë dhe nxit zhvillimin ekonomik në vend. Ky ishte konkludimi kryesor i tryezës së sotme të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, ku bizneset patën mundësinë të diskutojnë me Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, Endrit Shala.
Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, i uroj mirëseardhjen Ministrit të ri, duke potencuar që kjo ministri është e një rëndësie tejet të veçantë për të gjitha bizneset në vend, marrë parasysh numrin e madh të fushave të cilat i mbulon, nisur nga konkurrenca, mbrojtja e konsumatorit, e deri tek pronësia industriale. Ai shprehu gatishmërinë e Odës Amerikane për të dhënë kontributin e saj në të gjitha fushat me ndikim në mjedisin afarist në vend.
Ilir Ibrahimi, President i Bordit të Guvernatorëve të Odës Amerikane, theksoi rëndësinë e pasjes së një dialogu të mirëfilltë dhe konstruktiv mes sektorit privat dhe atij publik, si e vetmja mënyrë për të garantuar rritjen e sektorit privat në vend. Në këtë drejtim, Ibrahimi sqaroi se Oda Amerikane përfaqëson biznese që vijnë nga sektorë të ndryshëm të ekonomisë, duke rezultuar gjithnjë në kërkesa të balancuara dhe të arsyeshme drejtuar institucioneve.
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, sqaroi në pika të shkurta disa nga prioritetet e ministrisë që ndërlidhen drejtpërdrejtë me sektorin privat në vend, duke potencuar se Odën Amerikane e sheh si partner shumë konstruktiv. Në mesin e iniciativave të ministrisë, ai theksoi rëndësinë që t’i kushtohet një rëndësi më e veçantë rregullimit të tregut të naftës, si dhe iniciativave për mbrojtjen e konsumatorit. Ministri po ashtu sqaroi se gjatë ditëve në vijim do të ketë mundësinë që të adresojë sfidat në marrëdhënieve tregtare me homologun e tij në Republikën e Shqipërisë, në mënyrë që t’i hapet rruga rritjes së tregtisë dhe bashkëpunimit mes dyja vendeve.
Në vijim, bizneset e pranishme patën rastin të diskutojnë më ministrin çështje të ndryshme që ndërlidhen me sektorin privat në vend, duke përfshirë Ligjin për Shoqëritë Tregtare, Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit si dhe Ligjin për Tregtinë e Brendshme, si dhe sfidat në zbatimin e ligjeve që hyjnë në fushën e të drejtës industriale në vend. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Pas 95 vjetëve, KFC zhvendos selinë kryesore nga Kentucky
Elon Musk do të paguajë 11 miliardë dollarë: Jam tatimpaguesi më i madh në historinë e Shteteve të Bashkuara

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit