Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku: MKRS ka dyshime se po keqpërdoret Ligji i Sponsorizimit

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka gjetur një numër të konsiderueshëm të shkeljeve në financimin e federatave sportive nga ana e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, sidomos nga procesi i përfitimit nga Ligji i sponsorizimeve si dhe mbështetja financiare e federatave sportive në mënyrë direkte nga ana e MKRS-së.
Duke shpalosur të dhënat nga raporti, anëtarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, Mirlinda Tishukaj-Sadiku tha se Zyra e Auditimit ka konstatuar se nga lëshimet në këto dy procese, buxheti i shtetit është dëmtuar me mbi 1.5 milion euro.
“Nga mostrat të cilat i ka analizuar Zyra Kombëtare e Auditimit rezulton se në ATK janë vërejtur se rreth 1 milion e 573 mijë e 246 mijë euro është dëmtuar buxheti i shtetit. Në këtë vlerë hyjnë 490 mijë e 347 euro që janë liruar bizneset nga tatimi dhe këto fonde nuk janë transferuar në klube, ndërsa rreth 1 milionë e 83 mijë e 246 euro bizneset i kanë sponsorizuar klubet pa u pajisur me vërtetim nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit…Federatat sportive në Kosovë, nga 2020 deri më 25 tetor 2022 nuk kanë qenë të licencuara. Ato kanë filluar të licencohen me radhë nga data 25 tetor 2022. Edhe pse federata nuk kanë qenë të licencuara dhe nuk kanë pasur të drejtë të zhvillojnë aktivitetet sportive dhe të financohen nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit apo sponsorizimit, Ministria e Kulturës ia ka financuar këto federata edhe gjatë kësaj periudhe kohore. Bazë më këtë financim është marrë vendimi i ministrit i datës 30 prill 2021 për vazhdimin e vlefshmërisë së licencave të federatave sportive”, ka thënë Tishukaj-Sadiku.
Më këto të gjetura është pajtuar edhe vet ministri i Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku.
Ai ka thënë para komisionit se edhe nga vetë ana e ministrisë që ai e drejton është nisur një proces tashmë që ka për synim hetimin e disa dyshimeve për keqpërdorim të Ligjit të sponsorizimit dhe se tashmë me këtë çështje po merret Policia e Kosovës. Ndërsa për financimin direkt të federatave, Çeku tha se kjo po bëhet në bazë procesit për kategorizimin e federatave.
“Nga raporti ynë i brendshëm për sponsorizime për vitin 2022, nga lista e përfituesve të sponsorizimit, ne i kemi identifikuar, por ka qenë më tepër një listë e dyshimeve që i kemi pasur mbi shumat e sponsorizimit, kemi kontaktuar me Departamentin e Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës dhe ato shqetësime tona të cilat kanë qenë shqetësime edhe të komunitetit që kanë ardhur tek ne i kemi bartur në Policinë e Kosovës dhe kemi kërkuar që ata të zhvillojnë hetime në lidhje me këto dyshime të bazuara sipas mendimit tim…Kur është fjala për financimin e federatave, natyrisht legjislacioni ynë i sportit e parasheh procesin e kategorizimit të federatave dhe ky proces i kategorizimit në fund pas vlerësimeve që bëhen nga komisionet profesionale nxjerrë listën e pikëve për secilën federatë që është minimal i nevojshëm për financimin e federatave”, tha Çeku.
Ndërsa, drejtori i ATK-së, Ilir Myrtezaj deklaroi se tashmë ka disa raste kur kompanitë janë detyruar që t’i kthejnë paratë që nuk i kanë paguar si tatim duke u mbuluar me Ligjin e Sponsorizimit.
“Aty ku nuk janë përmbushur të gjitha kriteret që kërkohen me ligj të sponsorizimit, me ligj të TAK-ut dhe me rregullore, normalisht që i kemi detyruar kompanitë që t’i kthejnë mjetet, që ta paguajnë tatimin që nuk e kanë paguar duke e justifikuar me gjoja dhënien e sponsorizimeve. Jo vetëm dy, por në të gjitha rastet janë kthyer mjetet…Në të gjitha rastet ku është konstatuar, e që shuma është mbi 1 milion euro”, theksoi Myrtezaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rio Ferdinand tregon katër lojtarët që nuk kanë kapacitet për të luajtur nën drejtimin e Amorim

Zbulohet shifrat saudite nga e cila Real Madridi rrezikon të humbasë Vinicius Jr këtë verë

Motta flet pas eliminimit të Juventusit nga Kupa e Italisë: Ndihem i turpëruar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Edhe miu "feston" fitoren e Man United në Old Trafford përballë Ipswichit

Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?