Vendimi i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për masat mbrojtëse të importit, ka përplasur ministrat e PDK-së dhe ata të Nismës Soacialdemokrate sot në mbledhjen e Qeverisë.
Kjo për faktin se ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani u ankua se Doganat e Kosovës nuk po ia zbatojnë vendimet e tij.
“Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka marrë disa vendime për masa mbrojtëse ndaj importit. Vendimet të cilat janë të nxjerra nga MTI-ja dhe disa prej tyre nuk po zbatohen nga Dogana e Kosovës, sipas dispozitave të nenit 9, paragrafit 9, ceket, se Dogana është i vetmi institucion i cili ka kompetenca për të kryer kompetenca doganore dhe detyra tjera që i caktohen Doganës nga Qeveria e Kosovës”, tha Hasani.
Ndërhyri zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili tha se për vendime që kanë të bëjnë me tregtinë e jashtme duhet të njoftohen edhe shtetet tjera.
“Sa i takon këtij vendimi, ky është vendim që ka të bëjë me çështje të brendshme dhe të jashtme. Sa e di unë, praktikohet të komunikohet në planin diplomatik me shtete para se të merret një vendim i tillë, me sa e di unë, si praktikë…Mos të del far lufte tregtare se lufta tregtare sot janë tema edhe të mediave ndërkombëtare. I kisha dhënë goxha prioritet komunikimit diplomatik të rregullt”, u shpreh Hoxhaj.
Në këtë pikë u kyç edhe ministri i Financave, Bedri Hamza, i cili tha se Dogana nuk zbaton asnjë vendim të asnjë Ministrie, por vetëm vendimet e Qeverisë dhe ligjet në fuqi.
“Dogana punën e vet e kryen mbi bazën e ligjit për kodin e doganës dhe të akcizës dhe është shumë e qartë, shprehimisht thuhet që Doganat e Kosovës zbatojnë ligjet dhe vendimet e Qeverisë. Qeveria është kryeministri bashkë me ministrat dhe vendimet pa hyrë dhe t’i kontestoj të drejtat e Ministrive individuale që të marrin vendime, çka kërkohet që dogana me impelemtu të njëjtin vendim pa asnjë pengesë, kërkohet që ai vendim me propozim të Ministrisë së linjës të bëhet vendim i Qeverisë”, theksoi Hamza.
Kjo ka nervozuar ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, sipas të cilit nuk ka asgjë të jashtëligjshme në vendimet tij, sepse janë dy ligje që ia lejojnë nxjerrjen e këtyre vendimeve.
“Kemi dy ligje që janë, ligji anti-damping të cilët kërkohet bashkëpunim për të marrë një vendim, natyrisht kur themi vendime, vendimet janë kompetencë që mbajnë përgjegjësi dhe ai vendim ka bazë ligjore. Ligji anti damping që kërkon raporte me shtetet tjera, kërkon informata për të ardhur të një vendim i tillë, që është kjo është masë mbrojtëse. Masa mbrojtëse, do të thotë ministri pas analizës së departamentit, janë kryer hetimet, janë kryer të gjitha procedurat ka ardhur një përfundim se po dëmtohet prodhimi i vendit. Kemi informacione edhe ne mund të marrim vendim, nuk po biem ndesh me asnjë shtet”, theksoi Hasani.
Në këtë diskutim u përfshi edhe kryeministri Ramush Haradinaj, i cili theksoi se askush nuk mund t’i obligojë Doganat, përveç Qeverisë.
“Ne kemi pasur edhe në të kaluarën sa herë që ka ardhur një situatë e ngjashme, me sa kuptoj asnjë nga ministritë veç e veç nuk mund t’i japin detyra Doganës pa qenë vendim i Qeverisë. Kjo nuk është se ne po mohojmë të drejtën e secilit për të arritur deri te vendimet e Qeverisë që burojnë nga një Ministri por është mirë që përgatitja e këtyre vendime të mos kthehen në kategori”, tha Haradinaj.
Por, ministri Hasani edhe një herë sqaroi se e merr përgjegjësinë për këto vendime, derisa kërkoi që të miratohet vetëm për dy vendimet, atë për qumështin dhe për pemë dhe perime.
“Vendimi është për qumësht dhe vendimi për pemë dhe perime. Ju siguroj që janë, i nderuar kryeministër po flasim gjithnjë, jam shumë i vetëdijshëm, janë dy ligje që na lejojnë, është ligji anti damping dhe ligji për masa mbrojtëse, mbaj përgjegjësi për vendimet që kam nxjerrë. Nuk ka këtu diskutim a është analizuar mirë tregu apo nuk është analizuar. Jo, por po flasim se është bërë një hetim i detajuar, ne kemi departamentin përkatës që ka bërë analizën e detajuar për secilin produkt dhe jemi në gjendje të japim raport”, u shpreh ai.
Megjithatë, në fund është aprovuar vendimi për zbatimin e vendimit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për masa të përkohshme mbrojtëse në importin e pemëve dhe perimeve vendore dhe për importin e qumështit me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina.
Në mbledhjen e kabinetit qeveritar, po ashtu është miratuar edhe propozimi i Grupit Punues Teknik për vazhdimin e punës për kryerjen e hulumtimeve për Minierën e Re. Për këtë pikë zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, pati kritika për mungesë të informacioneve të plota, madje sipas tij edhe ajo informatë ka kundërthënie. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut
Pas arrestimit, pezullohet nga detyra kryeshefi i KEK-ut Nagip Krasniqi
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks
Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert