LAJMI I FUNDIT:

Kontrolli i përbashkët kufitar, mbi 1 milion persona kaluan pikën kufitare Vërmicë-Morinë

Kontrolli i përbashkët kufitar, mbi 1 milion persona kaluan pikën kufitare Vërmicë-Morinë

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa ka vizituar pikën e përbashkët të kalimit kufitar me Shqipërinë, në Vërmicë-Morinë, për të parë nga afër zbatimin e marrëveshjes për kontrollin e përbashkët kufitar.

Sipas njoftimit, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës kanë bërë angazhime shtesë me qëllim të menaxhimit më të mirë të kalimit në Pikat Kufitare në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, në këtë fillim të sezonit veror.

Me këtë rast, siç thuhet më tej, Mustafa shprehi përkushtimin për zbatimin e kësaj marrëveshje me qëllim lehtësimin e kalimit kufitar, mirëpo tregoi edhe për disa vështirësi që po has zbatimi i plotë i marrëveshjes.


“Kalimi i qytetarëve nga Kosova në Shqipëri dhe anasjelltas po realizohet me procedura të lehtësuara nga Policia Kufitare duke evituar kështu pritjet e gjata. Vështirësi kemi në pjesën e kufirit të Shqipërisë për shkak të infrastrukturës së pamjaftueshme për kalimin e automjeteve e sidomos kamionëve dhe maunave nga Shqipëria në Kosovë”, tha ministri Mustafa.

Nga fillimi i zbatimit të Marrëveshjes e deri në muajin e kaluar, në pikën e përbashkët të kalimit kufitar Vërmicë-Morinë, kanë kaluar mbi 1 milion persona, prej të cilëve 685 mijë kanë hyrë në Kosovë, kurse 647 mijë në Shqipëri, ose gjithsej 544 mijë automjete të kategorive të ndryshme.

Kosova dhe Shqipëria prej muajit janar të këtij viti kanë funksionalizuar me financim të Bashkimit Evropian, pikën e përbashkët të kalimit kufitar Vërmicë-Morinë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Kalo në kategori