Ministri malazez: Nuk caktohen kufijtë me rezolutë

Këto deklarata kanë ardhur pas votimit të rezolutës për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, të cilin e miratoi Kuvendi i Kosovës, shkruan Blic.
Në një seancë të Parlamentit të Malit të Zi, duke reaguar mbi rezolutën e Kosovës ka thënë që edhe më herët ne Bosnje e Hercegovinë është propozuar një rezolutë e tillë por për të cilën ekspertët kanë treguar që “s’ka problem”, transmeton lajmi.net.
Ndërsa përfaqësuesi i partisë opozitare Milan Knezheviq ka thënë që po mendon seriozisht të propozojë një tjetër rezolutë për rregullimin e kufijve, teksa e konsideroi rezolutën e Kuvendit të Kosovës si sulm mbi sovranitetin e Malit të Zi.
Kuvendi i Kosovës përmes një rezolute para një jave ka obliguar Qeverinë e Kosovës që të bëjë demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.
















































