Në ditën e fundit të vizitës zyrtare në Greqi, Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Rifat Latifi, me ftesë të homologut të tij grek, i shoqëruar nga Ministrja alternative e Shëndetësisë së Greqisë, Dr. Mina Gaga, sot ka vizituar spitalin më të madh në Athinë, 'Sotiria', ku u takua me përfaqësuesit dhe udhëheqësit klinik të këtij spitali

Në këtë takim bashkëbiseduesit janë pajtuar për ofrimin e trajnimeve të stafit mjekësor të Republikës së Kosovës, për subspecializime në Kirurgjinë Torakale, ku bëhen mbi 1500 operacione të avancuara të mushkërive në vit, dhe në Pulmologjinë e avancuar, ku bëhen më shumë se 2500 procedura invazive diagnostike në vit.


Me këtë rast, Ministri Latifi, falënderoj përfaqësuesit e spitalit 'Sotiria' për ofrimin e bashkëpunimit dhe këtë ndihmë të madhe, që do të avancojë këto dy fusha shumë të rëndësishme për shëndetësinë e Kosovës.

Ministri Latifi dhe Ministrja alternative Gaga, u dakorduan që në ditët në vijim të konkretizohen edhe fushat tjera të bashkëpunimit me interes te përbashkët.

Dje, ministri Latifi, ka ftuar homologun e tij grek për të vizituar Kosovën, me qëllim të vazhdimit të bashkëpunimit dhe ngritjes së kapaciteteve shëndetësore të Kosovës, gjë të cilën Ministri grek e ka pranuar me kënaqësi.

307373600 403581491945672 6534678027016228659 n

Më tej, ministri Latifi ka vizituar edhe spitalin për “Nënë dhe Fëmijë”, Mhetpa, që ofron të gjitha shërbimet për fëmijët me probleme kardiake, ku u taku me drejtorin e Klinikës së Kariologjisë Pediatrike, Dr. George E.Sarris. Ai vizitoje edhe kujdesin intensiv të neonatologjisë me i avansuari ne Greqi.

Në këtë takim u bisedua për mundësinë e bashkëpunimit në fushën e Kardiokirurgjise Pediatrike, në veçanti mundësia e shkëmbit të ekspertëve të të dyja vendeve.

Ndërkohë, kjo është vizita e parë e një Ministri të Shëndetësisë së Kosovës, që takon zyrtarisht homologun e tij grek dhe institucione tjera shëndetësore të Greqisë. /Telegrafi/

307016321 403581418612346 9108789597097296552 n

307314687 403581388612349 2289273851559081736 n

307531263 403581385279016 9055471254872176013 n