LAJMI I FUNDIT:

Ministri i Jashtëm ukrainas ka një kërkesë për NATO-n: Nëse na dërgoni më shumë armë, nuk do të ketë më Bucha

Ministri i Jashtëm ukrainas ka një kërkesë për NATO-n: Nëse na dërgoni më shumë armë, nuk do të ketë më Bucha

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, është në Bruksel për të diskutuar me aleatët në NATO.

Gjatë një konference për media me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, Kuleba tha: “se agjenda e tij është e thjeshtë, janë tri pika në rend të ditës – armë, armë dhe armë”, transmeton Telegrafi.

Pentagoni thotë se Putini nuk ka arritur qëllimet strategjike dhe se Ukraina mundet të fitojë
Lexo po ashtu Pentagoni thotë se Putini nuk ka arritur qëllimet strategjike dhe se Ukraina mundet të fitojë

“Ne e dimë si duhet të fitojmë, por pa furnizimet e mjaftueshme të të gjitha llojet e armëve që Ukraina i ka kërkuar, kjo fitore do të shoqërohet me një numër të madh të sakrificave. Sa më shumë armë që pranojmë dhe sa më shpejtë që ato arrijnë në Ukrainë, më shumë jetë njerëzish do të shpëtohen. Më shumë qytete dhe fshatra do të shpëtohen, nuk do të ketë më Bucha. Mund të tingëllojë e çuditshme, por sot armët shërbejnë për të ruajtur paqen”, shtoi Kuleba.


Ministri i Jashtëm i Ukrainës theksoi se vendi i tij ka nevojë për aeroplanë, mjete të blinduara dhe sistem mbrojtës kundërajror nga aleatët në NATO. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet "të arrijë pavarësinë" nga SHBA

Botë
Kur vendet më të mëdha në botë do të arrijnë kulmin e popullsisë?

Kur vendet më të mëdha në botë do të arrijnë kulmin e popullsisë?

Botë
Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Botë
Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Evropa
Astronomët zbulojnë

Astronomët zbulojnë "çelësin" që na ndihmon të kërkojmë për jetë në planete tjera

Botë
Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Evropa
Kalo në kategori