LAJMI I FUNDIT:

Ministri i Jashtëm suedez i bëri thirrje Turqisë që të miratojë kandidaturën e saj për në NATO

Ministri i Jashtëm suedez i bëri thirrje Turqisë që të miratojë kandidaturën e saj për në NATO

Ministri i Jashtëm suedez Tobias Billstrom është i bindur se vendi i tij ka bërë gjithçka për të marrë miratimin e Turqisë për anëtarësimin në NATO.

Billstrom tha sot se Suedia ka përmbushur detyrimet e saj në marrëveshjen e anëtarësimit në NATO me Turqinë, dhe se është koha që parlamenti turk të fillojë procesin e ratifikimit për të lejuar Suedinë të anëtarësohet në aleancë, transmeton Telegrafi.

Turqia dhe Hungaria janë përmbajtur prej kohësh nga miratimi i anëtarësimit të Suedisë në aleancë, duke përmendur përpjekjet e pamjaftueshme në luftën kundër terrorizmit, veçanërisht PKK.


Ky grup terrorist ka marrë mijëra jetë në të gjithë Turqinë për dekada të tëra. Të martën, një burrë doli përpara një gjykate suedeze të akuzuar për përpjekje për të financuar terrorizmin e PKK, në rastin e parë të tillë në vendin nordik.

Turqia ka akuzuar Suedinë se strehon “terroristë”, veçanërisht anëtarë të PKK-së dhe i ka kërkuar Stokholmit të ekstradojë dhjetëra njerëz. I akuzuari, 40 vjeç, u arrestua në muajin janar pas kërcënimeve dhe të shtënave me armë jashtë restorantit.

Sipas prokurorisë, personi synonte të zhvaste para dhe t’i përdorte për financimin e PKK. Prokurori pretendoi se burri luajti një rol kyç në aktivitetet e PKK-së në Suedi.

Sipas aktakuzës, e cila citon gjithashtu prova nga shërbimet e inteligjencës franceze dhe gjermane, burri ishte në kontakt me njerëz të përfshirë drejtpërdrejt në financimin e PKK dhe vepronte në emër të grupit.

Suedia shtrëngoi legjislacionin e saj kundër terrorizmit në korrik të vitit të kaluar, duke e bërë më të lehtë ndjekjen penale të aktiviteteve të financimit të terrorizmit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Evropa
Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'shtrirë' për t'u bashkuar me një qeveri

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'shtrirë' për t'u bashkuar me një qeveri

Evropa
Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Evropa
Trump e quan fitoren e konservatorëve

Trump e quan fitoren e konservatorëve "një ditë e madhe për Gjermaninë"

Amerika
Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Evropa
Roth reagon pas humbjes së SPD-së: Kjo dhemb, shqetësuese rritja e populizmit kombëtar

Roth reagon pas humbjes së SPD-së: Kjo dhemb, shqetësuese rritja e populizmit kombëtar

Evropa
Kalo në kategori