LAJMI I FUNDIT:

Ministri i Jashtëm iranian tregon dy mesazhet që SHBA i dërgoi Teheranit në lidhje me luftën izraelito-palestineze

Ministri i Jashtëm iranian tregon dy mesazhet që SHBA i dërgoi Teheranit në lidhje me luftën izraelito-palestineze

Ministri i Jashtëm iranian Hossein Amir-Abdollahian ka thënë se Shtetet e Bashkuara i dërguan Iranit dy mesazhe në lidhje me përshkallëzimin në rajon.

“Mesazhi i parë thoshte se Shtetet e Bashkuara nuk janë të interesuara për zgjerimin e luftës, dhe mesazhi i dytë i kërkoi Iranit të vetëpërmbahej dhe këmbënguli që Irani gjithashtu duhet t’u kërkojë vendeve të tjera dhe palëve të tjera të kenë vetëpërmbajtje”, citohet të ketë thënë Abdollahian gjatë një konferencë shtypi në Teheran të hënën mbrëma, përcjell Telegrafi.

Megjithatë, siç vë në pah CNN, Amir-Abdollahian nuk bëri të ditur se si dhe kur u dërguan mesazhet.


“SHBA thotë se nuk është e interesuar të zgjerojë luftën, por në dy javët e fundit ka treguar se është e përfshirë në zgjerimin dhe përshkallëzimin e konfliktit në Gaza duke dërguar mijëra dërgesa armësh dhe mbështetjen e plotë të regjimit sionist”, shtoi ai.

“Injorimi i kostove njerëzore mund të…”: Obama paralajmëron Izraelin për veprimet në Gaza
Lexo po ashtu “Injorimi i kostove njerëzore mund të…”: Obama paralajmëron Izraelin për veprimet në Gaza

Ministri i Jashtëm iranian akuzoi presidentin amerikan Biden për atë që ai tha se ishte “hipokrizi” e pozicionit të SHBA në lidhje me të drejtat e njeriut në Gaza.

Ai pyeti nëse “vdekja e më shumë se 5,000 civilëve, grave dhe fëmijëve, më shumë se 20,000 të plagosurve dhe qindra mijëra të pastrehëve, është rezultat i të drejtave të njeriut për të cilat po fliste zoti Biden?”.

Ndërsa Izraeli përgatitet për një inkursion të pritshëm tokësor në Gaza, ka pasur një mori përpjekjesh diplomatike për të parandaluar që lufta e Izraelit kundër Hamasit të përshkallëzohej në një konflikt më të gjerë rajonal.

Që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor, ka pasur shkëmbim zjarri të vazhdueshëm në kufirin verior të Izraelit me Libanin, ndërsa Forcat Mbrojtëse të Izraelit përplasen me Hezbollahun, lëvizjen islamike të mbështetur nga Irani që ka bazën e saj kryesore në kufirin Izrael-Liban.

CNN raportoi të hënën se SHBA-të kanë informata se grupet e milicisë të mbështetur nga Irani po planifikojnë të rrisin sulmet kundër forcave amerikane në Lindjen e Mesme, pasi Irani kërkon të përfitojë nga reagimi në rajon kundër mbështetjes së SHBA-së për Izraelin, sipas zyrtarëve të shumtë amerikanë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Azia
Çfarë dihet rreth planit të Trumpit për armëpushimin në Ukrainë?

Çfarë dihet rreth planit të Trumpit për armëpushimin në Ukrainë?

Amerika
Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Australia
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Evropa
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Trump: Nuk i frikësohemi tarifave të BE-së, mjaft na kanë keqtrajtuar

Trump: Nuk i frikësohemi tarifave të BE-së, mjaft na kanë keqtrajtuar

Amerika
Kalo në kategori