LAJMI I FUNDIT:

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas javën e ardhshme në Tiranë

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas javën e ardhshme në Tiranë

Javën e ardhshme Tiranën e viziton ministri i Jashtëm Gjerman, Heiko Maas ndërkohë që 15 shtatori përkon me 31-vjetorin e protokollit të bisedimeve mes Shqipërisë dhe RFGJ-së, e cila i hapi rrugë vendosjes zyrtare të marrëdhënieve diplomatike me Gjermaninë, më 2 tetor 1987, njëkohësisht në Tiranë dhe në Bon.

Shqipëria dhe Republika Federale Gjermane nuk patën asnjë lloj kontakti zyrtar politik deri në vitin 1975 dhe shkak për këtë ishte çështja e pagesës së dëmshpërblimeve të Luftës së Dytë Botërore.


Sipas dokumenteve të publikuara online nga Fondi Arkivor i MEPj-së para nënshkrimit të protokollit të bisedimeve më 15 shtator 1987 pati 12 vite debate e kontakte në nivel diplomatësh dhe ekspertësh në Beograd dhe në Vjenë dhe kjo nisi që me kërkesën zyrtare e palës shqiptare për pagesën e dëmshpërblimeve për t’ju dorëzuar ambasadës së RFGJ, nëpërmjet ambasadës sonë në Beograd.

Pala gjermane këmbëngulte që të vendoseshin në fillim marrëdhëniet diplomatike pasi kështu do krijoheshin kushte për zgjidhjen e çështjeve ekonomike dhe financiare. Ky proces i gjatë u ndihmua edhe nga tre vizitat “private” të kryeministrit të Bavarisë Franz Josef Strauss të shoqëruara me oferta të mira ekonomike, në periudhën 1984-1987.

Në kushtet e krizës së thellë ekonomike të viteve 80-të si pasojë e vetëizolimit të Shqipërisë në marrëdhëniet me jashtë, dhe në kuadër të përpjekjeve të filluara pas vitit 1985 për zbutje “te kujdesshme” të tensioneve të krijuara në politikën e jashtme, me 15 shtator 1987 u nënshkrua në Tiranë Protokolli i bisedimeve për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis delegacionit të qeverisë shqiptare, kryesuar nga Sofokli Lazri, drejtor i Institutit të Studimit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe delegacionit të MPJ të RFGJ kryesuar nga Dr. Dieter Kastrub, dirigjent ministerial. /Top Channel/

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

Lajme
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Lajme
Avdyli nga Lista Guxo thotë se s’ka vija të kuqe për PDK-në, reagojnë analistët

Avdyli nga Lista Guxo thotë se s’ka vija të kuqe për PDK-në, reagojnë analistët

Lajme
Kosova përshëndet zgjedhjen e Afrim Gashit në krye të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut

Kosova përshëndet zgjedhjen e Afrim Gashit në krye të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut

Lajme
Berisha “non grata” në Britani - brenda katër javësh gjykata shpall vendimin

Berisha “non grata” në Britani - brenda katër javësh gjykata shpall vendimin

Lajme
Vërshohet Podujeva pas reshjeve të shiut, Bulliqi akuzohet për keqqeverisje

Vërshohet Podujeva pas reshjeve të shiut, Bulliqi akuzohet për keqqeverisje

Lajme
Kalo në kategori