LAJMI I FUNDIT:

Ministri japonez vlerëson se këpucët me taka të larta janë të domosdoshme në punë

Ministri japonez vlerëson se këpucët me taka të larta janë të domosdoshme në punë

Ministri japonez i Shëndetësisë ka mbrojtur qëndrimin e tij se femrat duhet të mbathin këpucë me take të larta, duke e arsyetuar vendimin e tij se “janë të domosdoshme dhe të denja” për vendin e punës, pasi një peticion ishte filluar kundër këtij vendimi, shkruan The Guardian.

E gjitha ndodhi kur Takumi Nemotos iu kërkua të komentoj peticionin nga një grup femrash të cilat i bënin thirrje qeverisë që të ndalojë mbathjen e këpucëve me take të larta për të gjitha femrat në vendin e punës – në veçanti kjo ishte kërkuar të respektohet nga punëdhënësit, transmeton Telegrafi.

“Besoj se kjo çështje i takon asaj që zakonisht është konsideruar si e domosdoshme dhe e denjë për një vend pune”, ka deklaruar Nemoto para komitetit parlamentar.


Peticioni ishte dorëzuar në ministri gjatë të martës, e fushata e njohur si #KuToo dhe”kutsu” do të thotë “këpucë” dhe “dhimbje” dhe i referohet edhe lëvizjes globale kundër abuzimit seksual.

Kjo fushatë ishte nisur nga aktorja Yumi Ishikawa dhe shpejt fitoi përkrahjen e mijërave njerëzve. Sipas organizatorëve të peticionit, mbathja e këpucëve me take të larta në Japoni është pothuajse obligative nga punëdhënësit në kompanitë e shumta nëpër Japoni. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Amerika
NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

Serbia
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Evropa
BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

Amerika
Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Amerika
Kalo në kategori