LAJMI I FUNDIT:

Ministri izraelit kundër Netanyahut: Izraeli duhet të shkojë në zgjedhje

Ministri izraelit kundër Netanyahut: Izraeli duhet të shkojë në zgjedhje

Ministri izraelit i kabinetit të luftës, Benny Gantz, i ka kërkuar kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahut që të angazhohet për mbajtjen e zgjedhjeve kombëtare gjatë këtij viti.

“Ne duhet të biem dakord për një datë për zgjedhjet në muajin shtator”, tha ai gjatë një konference, raporton skynews.

Gantz tha se caktimi i një date do të lejonte Izraelin të vazhdojë operacionin ushtarak “ndërsa u sinjalizon qytetarëve të Izraelit se së shpejti do të rinovojmë besimin e tyre tek ne”.


Familjet e pengjeve izraelite protestojnë në parlamentin e Izraelit
Lexo po ashtu Familjet e pengjeve izraelite protestojnë në parlamentin e Izraelit

Yair Lapid, lideri i opozitës në Izrael, dukej se mbështeti thirrjen e Gantzit në një mesazh në platformën X, ku ai e quajti udhëheqjen aktuale izraelite “qeverinë më të keqe, më të rrezikshme dhe të dështuar në historinë e vendit”.

Megjithatë, në një deklaratë, partia Likud e Netanyahut tha se Gantz po angazhohej në “politika të vogla” dhe tha se zgjedhjet tani do të çonin në “paralizë”, “ndarje” dhe “dëm”.

Mandati i Netanyahut mbaron në vitin 2026, por mijëra njerëz po protestojnë kundër tij javët e fundit dhe kanë kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Mbrëmë, një grup protestuesish antiqeveritare tentuan të çajnë barrikadat në shtëpinë e kryeministrit izraelit gjatë natës së katërt të demonstratave. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vuçiq propozon Gjuro Macutin për postin e kryeministrit

Vuçiq propozon Gjuro Macutin për postin e kryeministrit

Serbia
Trump: Po shpenzojmë për NATO-n për të mbrojtur Evropën dhe në të njëjtën kohë po humbim në tregti

Trump: Po shpenzojmë për NATO-n për të mbrojtur Evropën dhe në të njëjtën kohë po humbim në tregti

Amerika
Von der Leyen: I propozuam Amerikës tarifa zero

Von der Leyen: I propozuam Amerikës tarifa zero

Evropa
Britanikët duhet të përgatisin 'paketë mbijetese' 72 orëshe, Putini planifikon sabotimin e tubacionit të gazit

Britanikët duhet të përgatisin 'paketë mbijetese' 72 orëshe, Putini planifikon sabotimin e tubacionit të gazit

Evropa
Paralajmëron kryeministri britanik: Bota ka mbaruar, nuk udhëhiqet më nga rregullat

Paralajmëron kryeministri britanik: Bota ka mbaruar, nuk udhëhiqet më nga rregullat

Botë
Netanyahu mbërrin në SHBA, fluturoi 400 kilometra më gjatë për të shmangur arrestimin

Netanyahu mbërrin në SHBA, fluturoi 400 kilometra më gjatë për të shmangur arrestimin

Botë
Kalo në kategori